fbpx
Lajme

Lame: Xhaviti Halitin unë e shoh si politikanin më të zgjuar të kombit shqiptar, të të gjitha trevave

Gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1997-1999) Kudisi Lama ka qenë komandant i Divizionit të Kukësit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ai kishte rol të jashtëzakonshëm në dhënien e ndihmës në të gjitha format për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Ai ka treguar se si e njohu Xhavit Halitin. “Kontakti im i parë është kontakti me Zekën, pra Xhavit Halitin, me datë 7 maj 1997, kur unë kam pranuar të jem ushtar i tij. Dhe kam pranuar me koshiencë, dhe kam pranuar pa asnjë llojë premtimi. Pa asnjë llojë hezitimi dhe pa asnjë llojë përkëdhelje prej tij, sepse kam parë tek ai një njeri shumë të ditur, realisht, e kam thanë në atë kohë dhe vazhdoj të them që Xhavitin unë e shoh si politikanin më të zgjuar të kombit shqiptar, të të gjitha trevave, nga të gjallët që janë sot, nga ato kohëra e deri më sot. Kështu që unë i jam bindur atij me koshiencë. Bile dua të them që në momentet e para e deri në fund, unë e kam pas komandant të përgjithshëm Rexhep Mejdanin ligjërisht, por praktikisht kam pasur komandant të përgjithshëm Xhavit Halitin dhe Azem Sylën. Ata kanë qenë një komandë e shkëlqyer. Një komandë e jashtëzakonshme. Azemi me atë energjinë e tij të pashterrshme, dhe me atë vrullin e pandalshëm, dhe Xhaviti me atë logjikën e çelikt e të pathyeshme, që përpos që vazhdonte rrugën e vet e mbante edhe Azemin të mos merrte yrysh më shumë se ç’duhej. Ata kanë qenë një komandë bashkë, dy gjysma, sikur t’i kishin gdhendur për t’i bërë bashkë, do ishte e jashtëzakonshme“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close