fbpx
Lajme

Lajmi i Fundit: Të hënën, Thaçi përballet me Vuçiq për ushtrinë në Këshillin e Sigurimit

Presidenti i vendit do ta zhvillojë të parën përballje në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hënën në mbrëmje, pas kërkesës së Serbisë për mbledhje si rrjedhojë e transformimit të FSK-së në ushtri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq do ta kenë përballjen e parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën, merr vesh nga burime të veta Klan Kosova.

Të hënën në mbrëmje, prapa dyerve të mbyllura, Këshilli i Sigurimit mban mbledhje me kërkesën e Serbisë, pas kalimit në Parlamentin e Kosovës të pakos së ligjeve që i jep mandat shtesë Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Përballja e dy presidentëve do të zhvillohet vetëm dy ditë pas transformimit me ligj të FSK-së në ushtri dhe një ditë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të rezolutës, ligjit dhe Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close