fbpx
Lajme

Lushtaku: Me Thaçin e Veselin kemi marrë pjesë në aksionin e vitit ’92 kundër forcave serbe

Sami Lushtaku tha se e ka njohur shumë kohë më parë, por zgjodhi të përmend aksionin e armatosur “Te stacioni” në Drenas.

“Unë e kam njoftë moti Hashim Thaçin, por dua të përmendi aksionin e vitit 92’ ku kemi marrë pjesë bashkë në Drenas “Te stacioni”, ka thënë Lushtaku e në aksion ishte edhe Kadri Veseli shtoi më tutje Lushtaku.

Ndërsa Geci tha se Thaçin e ka njohur shumë kohë më parë pasi ishin edhe një gjeneratë.

“Unë me Hashim Thaçin kemi qenë shokë të gjeneratës, ai ka qenë në drejtimin ‘Kimi-teknologji’. Ai ka qenë anëtar i forumit rinor në kohën kur ademi shkoi në ushtrime Thaçi u bë kryetar, deri në mbledhjen tjetër”, tregoi Geci.

Sami Lushtaku tregoi ekskluzivisht për T7 për njohjen me Hashim Thaçin. Ai tregoi për disa nga aksionet e zhvilluara me të ndaj policisë serbe, por poashtu tregoi se “unë jam njohur shumë herët me Hashimin, ishte student ka qenë me nipin tim, djalin e motrës Adem Dobrën, edhe në Gjimnaz edhe si student, ata ishin një grup i studentëve që herë pas here na kërkuan edhe armët për të kryer aksione, por ne nuk ia kemi dhënë realisht, ishim më të vjetër dhe u kemi thënë nëse keni vendosur të luftoni bëni armët tuaja”.

Sami Lushtaku poashtu në pyetjen e gazetarit se pse ju Drenica ju ngutke me nis të parët luftën, u përgjigj se ne Drenica e kemi nisur gjithë të parët. Ai tregoi se asnjëherë nuk e kanë kapur armën kundër LDK-së sepse ata ishin vet LDK-ja.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close