fbpx
Lajme

Armën e parë Thaçit ia dha Afrim Zhitia në 1989, ndërsa Afrim Zhitia ra heroikisht me armën që ia dha Xhavit Haliti

Heroi i Kombit dhe njëri nga njerëzit kryesor të lëvizjeve ilegale të kohës z. Afrim Zhitia i kishte dhënë armën e parë studentit i cili më vonë do të behet lider i UÇK-së z. Hashim Thaçi.

Ai kishte pohuar se “Armë për herë të parë kam marrë në vitin 1989, diku nga tetori, prej Afrim Zhitisë. E mbaj mend shumë mirë. Ishte një automatik shumë modern, prodhim izraelit i ardhur nga Zvicra”.

Në një intervistë të hershme për emisionin Opinion të Blendi Fevziut njëri nga themeluesit e UÇK-së Hashim Thaçi kishte treguar se në Lëvizjen Ilegale ishte rekrutuar nga Kadri Veseli. Ndërsa Kadri Veseli kishte treguar se ishte rekrutuar nga djali i axhës së tij, ish i burgosuri politik, Heroi Sabit Veseli.

Në atë kohë pas rekrutimit të Hashim Thaçit nga Kadri Veseli, ai mori një detyrë specifike.

Detyra e re e Thaçit ishte të kujdesej për disa anëtarë të ilegalës, respektivisht për Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Bedri Blagqorrin e Hasan Ramadanin. Ai duhej t’u dërgonte atyre ushqim dhe sende të tjera pa rënë në sy.

Poashtu, nga ai vit nisi miqësia ndërmjet Hashim Thaçit nga Kadri Veselit dhe nga ajo ditë pothuajse nuk janë ndarë asnjëherë.

Poashtu, edhe njëri nga krerët e LPK-së z. Xhavit Haliti në vitin 2015 kishte treguar se Afrim Zhitia kishte rënë dëshmor me armën të cilën ai ia kishte dhënë. Nuk kam se si të mos vazhdoj për t’i nderuar dëshmorët, ndër ta edhe Afrim Zhitinë, i cili ra dëshmor me armën të cilën i dhashë unë“, kishte treguar Xhavit Haliti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close