fbpx
Lajme

“Armën në kokë, pranone se ndodheni në Republikën e Kosovës”, truprojet e Vulin ishin rrahur në 2013 në Kosovë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të njohur si ROSU, Gani Konjuhi, Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Sevdaim Abdullahu, Nexhmedin Zahiti, Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Vesel Kerqeli, Zenel Salihu dhe Ilmi Rexhepi ishin akuzuar nga prokurorja e EULEX-it, Natasha Vicary, se kishin rrahur dhe keqtrajtuar 10 truproja të ministrit serb, Aleksander Vulin në vitin 2013.

Aleksandër Vulin, sot është Shef i Shërbimit Sekret Serb (BIA) dhe është shpallur Non-Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai konsiderohet si organizatorët e grupit terrorist që vepruan së fundmi në Kosovë.

Në vitin 2013, gjatë kohës sa Hashim Thaçi ishte kryeministër i Republikës së Kosovës, kishte ndodhur një incident mes policisë së Kosovës dhe truprojeve të Vulinit.

Dy prej policëve akuzoheshin edhe për kanosje me armë, duke ua vënë në kokë përkatësisht në gju revolen dy truprojave të Vulinit për t’i detyruar ata që të pranojnë se “ndodhen në Republikën e pavarur të Kosovës” , shkruante “Koha Ditore”.

Njëmbëdhjetë policët e njësisë elite të Policisë së Kosovës, EULEX i kishte nxjerr para drejtësisë për shkak të dyshimit se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ata kanë keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e truprojave të ish ministrit serb pa portofol, Vulin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close