Lajme
Asamblisti i VV-së e kishte subvencionuar gruan me pajisje të traktorit, kjo e fundit s’ka leje
Bashkëqeverisjes në Komunën e Vushtrrisë duket se ia ka parë hajrin asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ymer Haradinaj.
Ish drejtori i Bujqësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Miran Halili rezulton se ia ka ndarë bashkëshortes së Haradinajt një mjet për bujqësi, frez për traktor.
Por, bashkëshortja e asamblistit të Vetëvendosjes Ymer Haradinaj, nuk posedon leje të vozitjes, rrjedhimisht nuk ka të drejtë të ngasë traktor apo ndonjë mjet tjetër.
Ky nuk është rasti i patë që asamblisti Haradinaj ka ushtruar ndikimin e tij në ndarjen e subvencioneve. Në listën e ndarjes së subvencioneve, bashkëshortja e tij, Dafina Haradinaj, figuron e dyta në listë.