Autori amerikan: Konflikti i burrave të armatosur me gazetarët amerikanë, roli i Fatmir Haklajt
Fred Abrahams duket se shpejt pas kësaj, në vend që të bëhej gazetar i paanshëm, u bë aktivist i të drejtave të njeriut. Ai jetoi për periudha të gjata në Shqipëri dhe Kosovë, mbajti shënim për gjithçka dhe punoi për të zbardhur ngjarje që kishin ndodhur. Pastaj, ai botoi një libër me titullin “Shqipëria e Re”. Ai tregon se shumëkush e ka quajtur edhe “Agjent të CIA-së”.
“Kur mbërritën gazetarët dhe punonjësit humanitarë, banditët e veriut iu vunë punës, duke vjedhur makina dhe telefona satelitorë. Burra të armatosur e me kapuçë leshi u zunë pritë miqve të mi në Associated Press dhe u rrëmbyen kamerat dhe pajisjet e masterizimit. Polici shqiptar që kishte pajtuar grupin kërkoi më shumë para sepse, siç tha ai “ju më vutë jetën në rrezik”. Banditi kryesor i Bajram Currit ishte Fatmir Haklaj, që ishte bërë shef policie i zonës në verë të 1997-s, pas rënies së Berishës dhe do t’i përmendej emri në gjyq më vonë si vrasës i Azem Hajdarit. Na janar 1998, njerëz të armatosur vranë të vëllain e Haklajt, dhe Haklaj për hakmarrje vrau shefin e policisë kufitare. Ai dha dorëheqje nga policia por u rimor në punë kur hetimi dështoi për mungesë provash, dhe kontrollonte zonën kufitare deri sa e vranë në nëntor 1997″, u shpreh në librin e tij Fred Abrahams.