fbpx
Lajme

Ku i mbështeti faktet Kamishi, për zarfin që sipas tij vajza e Sokoloviqit ia ‘dërgoi’ Kurtit në vitin 2011

Kërkesa e deputetit Bekim Haxhiu në vitin 2011,

Deputeti i PDK-së akuzon Albin Kurtin për takime e korrespondenca me struktura të dyshimta serbe.

Letra i dorëzohet AKI-së e Kuvendit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili njihet për politikat e bashkimit të shqiptarëve në Shqipërinë e Madhe, është akuzuar nga një deputet i PDK-së se ka lidhje me serbët dhe strukturat qeverisëse në Beograd. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu (apo i njohur ndryshe si “Kamishi”), në një konferencë dje nuk ka ofruar asnjë fakt në lidhje me korrespodencat dhe takimet e Albin Kurtit me serbët. Ai tha se ia ka dorëzuar ato kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Florin Krasniqit, dhe se është në dorën e këtij të fundit që t’i bëjë publike. Por, Haxhiu shtoi se nuk lëviz asnjë milimetër nga deklarimet e tij, duke thënë se këto fakte janë prezantuar në Kuvendin e Kosovës. Gazeta “Express” botoi dokumentin që Haxhiu refuzoi ta komentojë dhe që e kishte dërguar në AKI dhe në Kuvendin e Kosovës. Në të janë shkruar tri fakte për Albin Kurtin, ku pretendohet se shpërfaqin bashkëpunimin e tij me qarqe të dyshimta serbe.

Faktet e Haxhiut
– Albin Kurti, në janar 2004 ka mbajtur takim me struktura kriminale të Serbisë në fshatin Binxhë, komuna e Klinës, në shtëpinë e familjes Donqiq, pjesëtar i strukturave kriminele të Serbisë. Policia e Kosovës i kishte ndaluar ata në makinën “Golf” në të cilën ndodheshin: Dardan Velija e Golub Donqiq ulur përpara, ndërsa Jellena Bjellica, Vlora Bajçinovci dhe Albin Kurti ulur prapa. Ky i fundit ishte i mbuluar me qebe.

– Në opinionin publik është tentuar të manipulohet me faktin e përmendjes së një afere intime të Albin Kurtit me një serbe. Edhe pse unë kam dyshime se kjo femër ka qenë një ish-pjesëtare e Sigurimit Shtetëror Serb, do të përmbahem nga përmendja e emrit. Nëse shkojmë në gjykatë, do ta jap emrin e saj.
– Si deputet i Parlamentit të Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, përmes postës sime kam marrë një kërkesë për takim me një person i cili më ka njoftuar se ndërsa ai po udhëtonte me autobusin Beograd-Prishtinë më datë 28.09.2011, ka parë të jetë dërguar një zarf tek Albin Kurti nga një person (femër), të cilën dëshmitari e njeh shumë mirë dhe ajo është Lidija Sokoloviç, vajza e Zoran Sokoloviçit, ish-ministër i Punëve të Brendshme në kohën e Millosheviçit. Sipas dëshmitarit, zarfi i dërguar nga Beogradi është pranuar nga Dardan Molliqaj dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë qëndruar në veturë para hyrjes në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Dëshmitari është i gatshëm të dëshmojë edhe në gjykatë apo në AKI, nëse diçka e tillë i kërkohet.

Kur nisi çështja
Më 26 janar, deputeti Bekim Haxhiu ka ngritur disa pyetjet për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga i cili pati kërkuar që të përgjigjej dhe të jepte sqarime për takime me serbë në Klinë dhe mbajtje të korrespodencës me një serbe nga Beogradi.Ai kishte paralajmëruar se nëse Kurti nuk e bënte këtë, ai do të ofronte fakte për këto takime dhe korrespodenca. Deri tani, faktet nuk janë bërë publike prej tij. Akuzat e Haxhiut janë injoruar tërësisht nga Albin Kurti, i cili nuk ka reaguar kurrë për to.

Faktet te Vetëvendosja
Haxhiu i ka dorëzuar faktet te kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi (deputet nga radhët e partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosja). Florin Krasniqi, i cili njihet edhe për gjuhën e ashpër ndaj Kryeministrit Thaçi dhe PDK-së, tha se subjekti i tij politik nuk dëshiron të merret me “spekulimet e Kamishit”. “Nëse Vetëvendosja merret me deklarimet e deputetëve të PDK-së, atëherë ata do të spekulojnë për diçka tjetër”, tha ai në deklaratën si përfaqësues i VV-së, e jo AKI-së.

PA PERGJIGJE
LËVIZJA VETËVENDOSJE E KA BËRË TË QARTË SE NUK DO TË KETË ASNJË PËRGJIGJE PËR DEPUTETIN E PDK-SË, BEKIM HAXHIU (KAMISHI). ALBIN KURTI NUK KA KOMENTUAR KURRË MBI AKUZAT E TIJ E PO ASHTU, EDHE ANËTARËT E TJERË TË VETËVENDOSJES I KANË INJORUAR KËTO AKUZA. NË NJË KONFERENCË SHTYPI, PAK DITË MË PARË, DEPUTETI GLAUK KONJUFCA I VETËVENDOSJES, I PYETUR MBI ULTIMATUMIN PËR PËRGJIGJEN E KURTIT QË KISHTE VENDOSUR HAXHIU, THA SE VETËVENDOSJE NUK DO T’I PËRGJIGJET NJË ANALFABETI TË SHNDËRRUAR NË PROFESOR UNIVERSITAR.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close