fbpx
Lajme

“Hoti e uli TVSH-në 8% si ndihmë ndaj gastronomisë, Kurti e rikthen në 18% nga 1 janari”

Ish Kryeministri i vendit kishte folur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi arritën që në Kuvend t’i sigurojnë 72 vota të deputetëve për ta kaluar, meqë për disa herë më radhë i njëjti nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

“Janë 212 milionë euro nga Trusti pensional që mund të tërheqin qytetarët e Republikës së Kosovës, është prej 200 milionë euro në buxhetin e Kosovës për biznese, është një fond tjetër prej rreth 20 milionë euro vetëm për punëtorët që humbin vendet e punës, është heqja e TVSh-së në lëndë të parë për prodhues vendor që besoj që do të ndihmojë shumë në këtë drejtim, është lirimi nga interesat dhe ndëshkimet për të gjitha kompanitë për vonesat në pagesën e tatimeve të ndryshme, është ulja e TVSH-së për gastronomi në 8%, dhe është fondi për garantim të kredive, rritja e fondit për garantim të kredive për mbulimin deri në 80% të kolateralit për kredi që marrin bizneset private”, tha Hoti.

KOMUNIKATA SOT: Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit e regjistruar për TVSH se bazuar në Ligjin Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, aplikojnë normën e reduktuar të TVSH-së prej tetë përqind (8%) vetëm deri me datë 31.12.2021. Pas kësaj date këto furnizime tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin në fuqi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.Pra, nga data 01.01.2022, furnizimet e mallrave dhe shërbimeve në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.Po ashtu, të gjithë tatimpaguesit e regjistruar për TVSH, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, për transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore, me rastin e furnizimit të tyre nuk aplikojnë TVSH vetëm deri me datë 31.12.2021, me kusht që të kenë plotësuar kriteret e përcaktuara me vendim nga Ministri i Bujqësisë. Pas kësaj date këto furnizime tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin në fuqi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.Pra, nga data 01.01.2022, transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore, tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.Administrata Tatimore e Kosovës


Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close