Babai i Kadri Veselit: I kam thanë birit tim, i keni nis do punë që s’është lehtë me i dal në krye
Babai i Kadri Veselit, z. Fazli Veseli në një intervisë të mëhershme në RTK, kishte treguar se cfarë i ka thënë të birit të tij kur filloi angazhimin patriotik për lirinë e Kosovës. “I kam thanë birit tim, i keni nis do punë që s’është lehtë me i dal në krye, e ai më ka thënë hajt babë mos e ki gajle”.
Ai ka thënë se prej hasmit nuk pritet asgjë tjetër pos punëve të këqija e veprave të këqija.
Një faksimile e gushtit të vitit 1993 e gazetës ‘Bujku’ tregon se si Kadri Veseli kërkohej nga policët serbë, të cilët pasi bastisën shtëpinë e Veselit i arrestuan babain e dy vëllezërit e tij dhe shqyen flamurin, transmeton Epilogu.
Milicia e Serbisë në numër shumë të madh e basistën shtëpinë e babait të Kadri Veselit z. Fazli Veseli, duke e kërkuar të birin e tij z. Kadri Veseli për veprime terroriste kundër shtetit të Serbisë.
Kadri Veseli nuk ishte në shtëpi, por ata arrestuan dy vëllezërit e Kadri Veselit dhe babain e tij. Babain e Kadriut e rrahën rëndë, por pas rrahjes ai iu tha “kurrë nuk do t’ua harroj dhe kurrë nuk do t’ua falë”.