Bajqinovci: Pranë Albinit, secili njeri është më besimplotë, më patriot e njeri më i ditur
Mefail Bajqinovci përmes një statusi në facebook kishte lavdëruar të parin e partisë së tij Albin Kurti. Ka shkruar se është njeri besimplotë patriot edhe i ditur. E se tek Albini mëson që politika e qeverisja nuk janë për të vjedhur, gënjyer e mashtruar por vendi i shërbimit ndaj vendit e popullit të tij.
Postimi i plotë:
Me Albinin!
Pranë Albinit, secili njeri është më besimplotë, më patriot e njeri më i ditur. Sot, lideri më i pranuar e me përkrahjen më të madhe ndër shqiptar, ka vendosur standarde të patejkalueshme etike, profesionale e intelektuale. Sot, i riu i Kosovës, tek Albini mëson që politika e qeverisja nuk janë për të vjedhur, gënjyer e mashtruar por vendi i shërbimit ndaj vendit e popullit të tij. Albini, ja ka ndërruar kuptimin për të mirë politikës e qeverisjes në Kosovë!