fbpx
Lajme

Bajrami: Demaçi i tha policisë serbe, më vrani rrugaçë, por Rugova nuk do të vdes kurrë

Profesor Hakif Bajrami, në vitin 2020 kishte publikuar një shkrim të gjatë, i cili tashmë është tek pashtriku, dhe ndër të tjerash kishte dhënë disa detaje interesante. Ai tregoi se persona të caktuar të LDK-së kishin bërë thirrje që të mos shkohet në varrimin e bacës Adem Demaçi.

Ja pjesa e plotë:

Prishtinë, më 17/18. XII. 2020

…ku krisi TOPI I PARË SHQIPTAR PËR LIRI DHE ÇLIRIM. Pra topi nuk ka krisë në Prishtinë, si këndon Dervish SHAQA i famshëm, por në Ngushticën e Llapit, që quhet Maja e malit Kulinë, ku edhe ADEM DEMAÇI e pati lënë AMANET që të varroset, por kush ta dëgjoi porosinë e tij, kur pikërisht disa laro shqiptarë, sidomos në Llap, propoganduan mos t’i shkojnë BACËS as në varrim.

Ata laro nuk e dijnë se ishte Adem Demaçi ai, që bashk me partiotin Sami Peja e patën varrosë Prof. Dr. Fehmi Aganin; ata laro nuk e dijnë se kur e grabitën në qytet Bacin, disa policë dhe oficerë, në stacionin e policisë në Laxhën e Muhaxherëve në Prishtinë, një polic me cinizëm e pyeti: “Ku e ke Ibrahim Rugovën”? E Baca iu përgjegjë (rrëfim i Motrës së Bacit), si prej pushke: “UNË JAM IBRAHIM RUGOVA, më vrani rrugaçë, por Ibrahim Rugova nuk do të vdes kurrë”.

E ju të LDK, që jeni skajuar dhe përgojoni si politikanë të verdhë si lakra, ku ishit për ta mbrojtur “presidentin e juaj historik”; pse përgojoni sot, kur Baca ka pasë dëshirë që Presidenti juaj, i cili quhej Ibrahim Rugova, t’i mbathte ÇIZMET dhe ta komadnonte UÇK-ën si komandant suprem që e thirrte veten, për çka sot do të ishim së paku antarë të OKB-ës, me të drejta të plota. Këtu janë fajet e juaja karieriste prej fajdexhinjësh politikë, por jo vetëm këtu.

E pata pyet Bacin Adem Demaçi: Pse nuk i urreni serbët? U përgjegj si rrufe: “Sepse nuk e meritojnë as urrejtjen time!”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close