Flamuri i Kosovës ngrihet në Konsullatën në Iowa
Në ndërtesën ku gjendet Konsullata e Republikës së Kosovës në Des Moines të Iowas është ngrit flamuri i Kosovës.
Flamuri u ngrit nga Konsulli i Përgjithshëm Xhavit Gashi bashkë me Zëvendësguvernatorin e Shtetit te Iowas Adam Greg, të cilët edhe folën për rëndësinë e një ngjarjeje të tillë dhe bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Iowas.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/23758331-10155831615323149-1854424526-n_1511207087-6223673.jpg)
Të pranishëm për ta shënuar këtë ngjarje ishin më shume se 200 veta nga sektor të ndryshëm, përfshirë sekretarin e shtetit Paul Pate, senatorë nga shteti i Iowas, si dhe përfaqësues të senatorëve amerikanë nga ky shtet Ernst dhe Senatorit Grassley.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/23772149-10155831615398149-1755505452-n_1511207095-8098515.jpg)
Në mbështetje të Kosovës morën pjesë në ceremoni edhe presidentë të kolegjeve dhe universiteteve të ndryshme, përfaqësues biznesesh si dhe kryetarë qytetesh të binjakëzuar me qytete të Kosovës dhe qytetarë.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/23782005-10155831614573149-1183980508-n_1511207109-9491337.jpg)
Përveç mbështetjes shtetërore në dhënien e lejes për flamurin, Kolegji në Des Moines dhe Presidenti Rob Denson ndihmoj edhe financiarisht.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/23782230-10155831615423149-806492844-n_1511207122-8120593.jpg)
Ceremonia u përmbyll nga pjesëtarët e bendit frymor të FSK’së dhe Gardës Kombëtare të Iowas të cilët performuan himnet e te dyja vendeve.