fbpx
Lajme

Mushkolaj për emërimin e Arben Vitisë: ndoshta është dashtë me i përfundu kontrata me spitalin privat

Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas emërimit të Arben Vitisë si ministër i Shëndetësië.

Mushkolaj ka shkruar në Facebook se kryeministri, Albin Kurti e ka lënë 79 ditë ministrinë pa minisëtër për ta kthyer prapë Arben Vitinë.

Dmth. 79 ditë e ka lënë Albini shëndetësinë pa ministër, për me e kthy prapë Arben Vitinë.”, ka shkruar ai.

Me tej, Mushkolaj ka hedhur dyshime se kjo është bërë për t’i përfunduar kontrata në spitalin privat ku punonte Vitia.

Ndoshta është dashtë me e pritë fundin e vitit, me i përfundu kontrata me spitalin privat”, ka theksuar Mushkolaj.

Ndryshe, Arben Vitia edhe zyrtarisht, është rikthyer si ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e drejtuar nga kryeministrit Albin Kurti.

Kjo është konfirmuar nga zyra e këtij të fundit përmes një komunikate për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.” – thuhet në komunikatë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close