Baraliu: U takuam te banesa e Demaçit, Kurti hyri në konspiracione, a po e organizon SHIK-u apo Hashimi
Bleron Baraliu, një aktivist shqiptaro-amerikan ishte kthyer nga Amerika në Kosovë për ta shtyer përpara kandidaturën e Adem Demaçit për President, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Fatmir Sejdiun.
Bleron Baraliu tregoi se votat i premtuan në VV, në AAK sepse kishin marrë miratimin e Ramush Haradinajt që ishte në Hagë atë kohë, edhe një grusht i madh i PDK-së dhe LDK-së, por ata të Vetëvendosjes ishin me dilema, erdhi një moment kur ata e konfirmuan pjesëmarrjen, në grupe të tjera të deputetëve kemi mësuar që kjo nuk është e vërtetë, dhe në fakt ka ende dyndje dhe me siguri ata nuk do të pajtohen me këtë dhe kjo ishte thyerje e parë e papritshme e vendimit të tyre.
Pas kësaj ishte organizuar një takim tjetër me Albin Kurtin dhe Liburn Aliun në banesën e Adem Demaçit.
“Ata filluan me lloj lloj inskenimesh konspirativiste, se pse po bëhet kjo punë, a po e organizon SHIK-u a po e organizon Hashimi për ta shpëtuar prapanicën e vet, sepse me zgjedhjen e Pacollit ai do të përfundonte politikisht, për mua marrëzira politike por se kisha problem që po shtjelloheshin“.
Takimi ndodhi për të koordinuar punët dhe për të gjetur një zgjidhje që ta bëjnë Adem Demaçin President të Republikës së Kosovës edhe me votat e PDK-së e cila ishte në Qeveri, por edhe me votat e Vetëvendosjes e cila ishte ne opozitë. Sipas dëshmitarit të takimit ishte pikërisht Vetëvendosja ajo e cila e pengoi këtë konsensus.
Ai tregoi bisedat tensionuese të cilat kishin ndodhur brenda takimit.
“Takimi te Demaçi po shkonte si mos më keq, kulmi arriti kur Albin Kurti i paraqiti kushtet e Vetëvendosjes, njëri prej tyre ishte ndërprerja e dialogut me Serbinë, përgjigja e bacës Adem ishte shumë e thjesht, shiko Albin, unë kam dyherë politikë në jetë sa ke ti jetë të tërë dhe nuk e besoj që është e arsyeshme që t’i të më ligjërosh se çka do të duhej të bëja unë me një pozitë të tillë nëse vie te ai post dhe është absurde të më japësh një listë kështu me kërkesa specifike“.
Biseda vazhdoi edhe më tutje “Kurti kishte kërkuar edhe diçka tjetër, ai donte të dinte nëse Demaçi do ta nominonte Hashimin Thaçin për Kryeministër, baca Adem ishte përgjigjur, nëse gjej hapësirën më të vogël për të mos e propozuar për Kryeministër Hashimin, atëherë do të ulem bashkë me ju djema, me gjithë ju që po e bëni këtë angazhim për ta ruajtur politikën kosovare nga një fundosje e këtillë, dhe do të vendosim se si do të eci përpara“.
Pas kësaj bisede, Bleron Baraliu mendoi se u arrit marrëveshja, por krejt në fund ndodhi diçka tjetër
“Por në çastet e fundit Albini ka thënë diçka, nuk e mbaj mend saktësisht por po e parafrazoj në pakashumë në alegori, më mirë Kosova të shkojë nga rrethi i 8-të i Dantes në rrethin e 9-të të shkatërrohet fare dhe nga kjo të rilindë revolucioni lirisë së vërtetë dhe progresit të vërtetë, se sa të shkojë nga rrethi i 8-të në rrethin e 7-të, duke i bërë një të mirë të vogël e kështu të shpëtojë Hashim Thaçi me gjithë garniturën e tij“.
Pas kësaj bisede këtu nuk kishte mbetur vend për ndonjë akord që Demaçi të nominohej si Kandidat për President të Kosovës edhe më mbështetjen e Vetëvendosjes.
“Më është drejtuar mua, më ka thënë bac shiko, këta paskan dalur prej shinave, paskan hy kallamoqeve, lej bac s’ke çka e then kokën me ta, çohuni shkoni – çohuni djema, çohuni e shkoni, hajt me bacin hajt, hajt me të mira e me të mira“.
VIDEO / YOUTUBE: https://www.youtube.com/watch?v=O-m0efD6D_0 1:21:00 MIN