fbpx
Lajme

Avokati i Veselit: Nazim Bllaca ka vdekur, ai ishte aset serb, mjet i paguar i shërbimeve të fshehta serbe

Avokati britanik i Kadri Veselit z. Ben Emmerson ka dhënë disa detaje shumë interesante sa i përket procesit gjyqësor.

“Shërbimi sekret serb që nga niveli më i lartë i shefit të shërbimit sekret për Kosovën kanë marrë pjesë në praktika të ndryshme të kanosjes, kërcënimit, të ryshfetit të individëve të ndryshme, duke i detyruar të nënshkruajnë dokumente të cilat prokuroria do t’i vendosë në tabelën e saj për t’u mos u dëgjuar në aspektin gojor. Psh, prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar që ka të bëj me z. Veseli që është Nazim Bllaca që ka vdekur, dhe ka informacione që ai ishte aset serb, pra një mjet i paguar i shërbimeve të fshehta serbe”.

Ben Emmerson poashtu ka treguar se një dëshmitar tjetër në Tribunalin e Hagës e kishte pranuar se ishte paguar nga shërbimi sekret serb.

Ben Emmerson në seancë foli edhe për dëshmitarët e tjerë të Prokurorisë.

“Ekzistojnë prova që shërbimet e Serbisë kanë tentuar të korruptojnë dëshminë e cila është paraqitur para Tribunalit të Hagës. Njëri nga dëshmitarët e ka pranuar, se dëshmia e tij ishte e rrejshme. Kjo do të ishte një material që do ta diskreditonte cështjen e Prokurorisë. Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, theksoi Ben Emmerson.

E avokati i Thaçit në këtë seancë foli për Dick Martyn.

“Raportet dëshmojnë se një numër materialesh janë marrë nga Serbia e që janë shfrytëzuar nga Dick Marty. Është zbuluar përpjekje për të vrarë Dick Martyn. Autoritetet serbe nxorën një kontratë për vrasjen e Martyt për të fajësuar për këtë shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Keohe, transmeton Nacionale.

Por, ai nuk është lejuar ta vazhdojë fjalën nga gjyqtari i procedurës paraprake, me arsyetimin se kjo nuk është tema.

“Kur ndodhi ky kërcënim? Pak pasi klientët tanë u sollën këtu në Hagë, nga fundi i 2020, shërbimi sekret zviceran e kanë marrë në mbrojtje Martyn, pra kanosja ka ndodhur”, ka thënë Keohe.

“Flisni për materialet konkrete shfajësuese”, ishte ndërhyrja e gjyqtarit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close