fbpx
Lajme

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: VV është koordinuar me Listën Serbe në dëm të veteranëve

Avni Ajeti, bashkëluftëtar i heroit te kombit Zahir Pajaziti ka komentuar përgjimet ku të përfshirë janë direkt Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simic, deputet i Listës Serbe. Tërthorazi është i përfshirë edhe nënkryetari i kësaj partie, Millan Radojqiq, që gjendet në listën e zezë amerikane.

Nga ajo çka kam dëgjuar, unë ende cuditem se nuk ka reagim nga deputetë që janë ushtarë të UÇK-së. Që janë ish-drejtues të kësaj ushtrie. Madje edhe nga deputetë që kanë plumba në trup nga krimet e regjimit serb”, ka thënë Ajeti për Insajderin.

Ai ka kritikuar këta deputetë se si mund të qëndrojnë të heshtur dhe të mos reagojnë kur provohet se ka pasur koordinim me Listën Serbe e në dëm të veteranëve të UÇK-së.

Në një bisedë telefonike që ka pasur Insajderi me të, ai ka thënë po ashtu se është e vërtetë që në procesin e verifikimit të veteranëve ka pasur gabime.

Edhe ata qytetarë që kanë marrë statusin e veteranit pa qenë veteranë duhet të kenë turp. Por për dy vite na është thënë që do ti pastrojmë listat dhe nuk ndodhi kjo. Por, tash që të koordinohesh me një parti që kontrollohet nga Beogradi e në dëm të veteranëve, kjo është e papranueshme”, ka thënë Avni Ajeti.

Për Ajetin shqetësimi më i madh, përtej krejt asaj çka shihet në këtë aferë, është edhe një herë heshtja e deputetëve që janë me partinë në pushtet e që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close