fbpx
Sport

Menaxheri i Stoke Cityt flet për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes ka folur për të ardhmen e futbollistit kosovar, Xherdan Shaqiri.

Hughes është i bindur se futbollisti i Kombëtares së Zvicrës nuk do të largohet nga klubi anglez në mini-afatin e janarit.

Shaqiri është në formë fantastike këtë sezon. Ai ka kontratë me Stoken deri në vitin 2020, por pas formës së mirë, klubet e mëdha europiane e kanë mbuluar me oferta.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë entuziazëm për situatën dhe të ardhmen e tij. Ai është këtu, ai është duke kaluar shumë mirë. Nëse ka ndonjë ofertë për të, sigurisht që gjatë janarit nuk do t’u përgjigjemi”, ka thënë Hughes.

Shaqa këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë

pesë asistime.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close