BBC: Erion Veliaj shihet si kryeministri i ardhshëm shqiptar
LONDER-Gazetari i BBC, Andrew Hosken ka udhëtuar drejt Tiranës për të treguar se si Shqipëria po bën çmos që të bëhet pjesë e BE-së.
Politikani që ka intervistuar gazetari i BBC është kryebashkiaku i Tiranës, për të cilin ai shkruan se shihet gjerësisht si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.
Veliaj thotë se Evropa nuk mund të konkurrojë me Rusinë me avionë dhe bomba.
Është fuqia e botë ajo që e bën Europën kjo që është sot”, thotë ai.
Nuk ka avantazhe nga të qënit një geto, dhe Ballkani Perëndimor është sot një geto e rrethuar nga Bashkimi Europian”.
“T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimarrjes, kjo kërkon shumë besim,” shton Veliaj.
Kurse gazetari e sheh Shqiperine ne kete kendveshtrim.
“Që prej rënies së regjimit në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të trajtuar të shkuarën e saj komuniste. Politikanët e korruptuar, madje edhe gjyqtarët, kanë penguar rrugën e integrimit në pjesën tjetër të Europës. Edhe një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet. Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si shenjën më të fuqishme se dekada të tëra izolimi kanë marrë fund”, shkruan gazetari.