fbpx
Lajme

Këshilltari i Kushnerit: CIA donte të dinte në veçanti nëse luftëtarët ishin marksistë siç i akuzonte LDK-ja

Libri “Lindja e një demokracie me parathënie të shkruar Bernard Kushner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin. Ai kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit të jashtëm francez z. Bernard Kushner.

Autori në librin e tij tregon disa detaje interesante për UÇK dhe CIA-n amerikane.

CIA, ende mosbesuese kundrejt UÇK-së, donte që ta kishte zemrën të lehtë. Ajo donte të sqaronte ende dhe disa çështje të tjera ku përgjigjet do t’i siguronin Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ata nuk po gabonin duke u afruar kështu me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përgjigje këto që do të kushtëzonin pëlqimin e tyre për t’i mbështetur. Këto çështje nxirrnin në pah jo vetëm gjendjen shpirtërore të agjencisë amerikane të zbulimit, por edhe të Pentagonit. CIA donte të dinte në veçanti nëse luftëtarët ishin marksistë-leninistë, siç i akuzonte LDK-ja. Shqetësohej gjithashtu edhe për mundësinë e financimeve të dyshimta, mënjanë atyre që vinin nga fondi i <<Vendlindja thërret>>, fond i cili ishte krijuar, ndër të tjera, për të mbështetur luftën e tyre“.

Më tutje autori francez tregon “Po ashtu, donte të kishte sigurinë që UÇK-ja nuk do të bënte asgjë për t’i shtrirë luftimet në Maqedoni, madje dhe brenda në Serbi. Përndryshe, Amerika do të gjykonte se këtu do të bëhej fjalë për një provikim kundër interesave amerikane dhe do të ndërpriste çdo bashkëpunim. Por pyetja e saj më ngulmuese kishte të bënte me radikalizmin fundamentalizmin islamik për të cilin dyshohej UÇK-ja: CIA ishte e shqetësuar nga prania e disa individëve, madje disa grupeve islamiste në gjirin e saj. Hashim Thaçi, bashkëbiseduesi kryesor i përfaqësuesit të CIA-s gjatë këtij takimi të qershorit 1998 në Tiranë, u përgjigj prerë se vërtet që UÇK-ja kishte pikasur disa orvatje për infiltrim islamist me prejardhje nga Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria, porse ajo i kishte asgjësuar pa ngurrimin më të vogël“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close