fbpx
Lajme

Në Parlamentin e Serbisë vendosen fytyrat me X, të luftëtarëve të UÇK-së

Ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish Kryeministri Ramush Haradinaj, ish Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj po cilësohen si terrorista nëpërmjet fotografive të vendosura në muret e parlamentit në Serbi.

Fotografitë e figurave të larta të shtetit të Kosovës si dhe mbishkrime me gjuhë të urrejtjes ndaj UÇK-së janë vendosur përkrah njerëzve ende të pagjetur të nacionalitetit serb.

Idea e tyre është e ngjajshme me vendosjen e fotografive para Qeverisë së Kosovës të personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Serbët vazhdojnë të pretendojnë se Kosova është e tyre dhe e kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e Kosovës.

Thaçi, Veseli, dhe Haradinaj kanë qenë pjesë e shtabit të përgjithshëm dhe themelues të UÇK-së.

.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close