Behrami: Nëse ka dikush që ia shpëton fytyrën Serbisë ajo është Vjosa Osmani
Shkruan: Artan Behrami
Nëse ka dikush që po ia shpëton fytyrën Serbisë, ajo është Vjosa Osmani.
Karrierën e saj e ka ndërtuar duke demonizuar UÇK-në, duke shkelur mbi të vdekur dhe mbi të gjallë vetëm për t’u bërë presidente.
Presidenti Sejdiu kishte shkelur protokollin e Shtëpisë së Bardhë për të akomoduar ambiciet e sëmura të Vjosa Osmanit për të dalë në një foto me presidentin Obama.
Vjosa Osmani shkeli mbi Fatmir Sejdiun, e tradhtoi Isa Mustafën dhe do ta tradhtoi edhe Albin Kurtin për të përmbushur përkohësisht ambiciet e saj të pashërueshme.
Ajo, bashkë me Donika Gërvallën, janë shndërruar në sponsorizuese të Gjykatës Speciale, e cila sot mbështetet vetëm nga Serbia dhe Rusia.
Por, më së shumti Osmani është duke ia shpëtuar fytyrën Serbisë me mospunën e saj, me pasivitetin e saj, me prezantimin skandaloz të saj nëpër takime me përfaqësues ndërkombëtarë.