Bekim Jashari godet ashpër Shpend Ahmetin: Turpi nuk paska fund
Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherësh djali i heroit kombëtar Hamëz Jasharit z. Bekim Jashari, ka reguar ashpër ndaj Komunës së Prishtinës rreth përurimit të sheshit “Adem Jashari”, mirëpo pa vendosjen e shtatores së komandantit legjendar në këtë shesh.
Ja çfarë shkruan në profilin e tij të fejsbukut z. Jashari;
Pajtohem plotësisht me ju i nderur, Enver.
Me të vërtetë është e pa kuptueshme kjo që po ndodhë.
Mirëpo le të mbetet në ndërgjegjien e tyre.
Turpi nuk paska fund!
Bekim Jashari e ka shpërndarë një shkrim të z. Enver Dugolli ku shkruan se;
Trekëndëshi i “Vllazërim Bashkimit” në Sheshin Adem Jashari!!
Promovimi i ri-meremetimit të sheshit ” Adem Jashari” pa përmendoren e Komandantit të Përgjithshëm ( dhe më të lavdishmit) Adem Jashari, jo vetëm që është TURP, por është tallje me ndjenjat e qytetarëve patriot dhe me këtë figurë, ndër më të mëdhatë në historinë e popullit shqiptarë!
Arsyetimi i Kryetarit të Prishtinës z. Shpend Ahmetit se kanë ruajtur arkitekturën dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, janë qesharake dhe jo bindëse! Ai trekëndësh gjoja simbolizon bashkim-vëllazërimin dhe “barazinë” që paska ekzistuar në Kosovë dhe po u dashka ta ruajmë! Këto janë dokrra dhe tallje me vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar sepse kjo barazi nuk ka ekzistuar kurr! Disa Jugo-nostalgjik duke u fshehur prapa kësaj ideje po mundohen të na paraqesin këtë si vlerë e cila duhet konservuar dhe ruajtur!! Dhe ku të ruhet, mu në Sheshin Adem Jashari!! Po qojeni tek shtëpitë e juaja o ju Jugo-nostalgjik, dhe lirisht nese u ka marr malli (që pa dyshim se po), varjani edhe pllakën ” Bratsvo Jedintsvo” që të ndiheni mirë, po jo në sheshin “Adem Jashari”!
Është e pa pranueshme dhe tejet e habitshme se edhe pas 20 viteve në liri, Prishtina, kryeqyteti ynë, nuk ka një përmendore të Kryeheroit Adem Jashari! E kuptoj Serbinë që nuk e donë Adem Jasharin, por nuk i kuptoj ( apo më mirë të them që nuk po kam dëshirë të pranoj këtë fakt) që këta pushtetar ( të të gjitha niveleve), frikësohen nga madhështia e këtij kolosi!
TURPI I MBULOFTË TË GJITHË!
/epilogu/