fbpx
Lajme

Bekim Jashari i reagon Shkëlzen Gashit: Po mos të ishte UÇK-ja, do të ishte Serbia

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, raporton Express.

Jashari i është bashkuar një nisme në Facebook, ku në kundërshtim të këtyre deklaratave qytetarët po ndërrojnë foton e profilin, duke e vendosur atë me emblemën e UÇK-së.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe ai, duke shkruar se po të mos ishte UÇK, atëherë do të ishte Serbia

“Po mos të ishte UÇK‘ja Do ishte Serrbia!”, ka shkruar Jashari.

Ndryshe, Gashi në emisionin Frontal të T7, akuzoi publikisht Ushtrinë Clirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte.

Gashi më vonë ka dhënë shpjegime për këtë deklaratë, duke thënë se “Unë nuk ka thënë që UCK’ja ka kryer krime, por individë të UCK’së (keqpërdorues të uniformës së UCK’së”, ka shkruar Gashi.

Tutje, Gashi thotë se lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi mbrohet atëherë kur pastrohet nga krimet e individëve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close