fbpx
Lajme

Ambasadori i përfolur: Gjykata Speciale e vetmja shpresë për t’u liruar nga komandantët dhe bandat e tyre

Epilogu ka raportuar sot në disa shkrime për historinë dhe pikëpamjet e ambasadorit të përfolur të Kosovës në Shqipëri z. Idriz Zeqiraj. Ai përpos kundërshtimit të shtatores së Adem Jasharit dhe propozimit të tij për t’ia hequr aeroportit emrin e komandantit legjendar Adem Jashari, kishte akuzuar edhe SHIK-un se ka vrarë 1820 shqiptarë.

Epilogu ka gjetur edhe disa shkrime të tij. Në këtë shkrim ai shprehet se “Gjykata Speciale e vetmja shpresë për t’u liruar nga komandantët dhe bandat e tyre”.

Po ju sjellim disa pjesë të këtij shkrimi:

Nëse në akuzën e Dick Marty-së potencohet edhe transplantimi i organeve dhe kjo e thënë konsiderohet si e pa bazë reale. Por, gama e akuzave të tjera, qoftë të Marty-së apo të Prokurorës Carla del Ponte, janë lëndore, rrast të dokumentuara, siç janë krimet vrastare të “komandantëve të UÇK-së”, me orientim ideologjinë staliniste, sllavo-ruse, kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë, kryesisht, veprimtarëve të LDK-së dhe të FARK-istëve të Ibrahim Rugovës.

Albin Kurti, edhe pse e di mirëfilli, se “komandantët”, që fshihen rrejshëm prapa UÇK-së, nuk guxon dhe nuk ka kush t`i dënojë në Kosovë, ai me partinë e tij ka votuar kundër Gjykatës Speciale, si e vetmja shpresë e popullit të Kosovës, për t`u çliruar nga “komandantët”, me bandat e tyre aktive vrastare! Këtu Albini rezulton të jetë kundër popullit dhe mbrojtës i Hashimit me bandat e tij! Shkrimi i plotë: Mjerisht! http://www.zemrashqiptare.net/news/48894/idriz-zeqiraj-albini-sulmon-por-edhe-e-mbron-hashimin.html 2018

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close