fbpx
Lajme

Berisha: Mamaja e Donika Gërvallës është anti UÇK, ja çka mendon për Adem Jasharin

Shkruan: Kimete Berisha

Princeshat e qeverisë Kurti!

  • Për Bajram, Kryeministri i ka gëzuar vajzën e mbretëreshave: të tetka Emilijes, vajzën e Donika Gërvallës dhe të vojvodës – Shpejtim Bulliqit.

(Vajzën e Arbërie Nagavcit e ka gëzuar më herët).

Flokët e kallta të Emilijes biejnë në sy nga helikopteri i KFOR-.it
Ndërsa punxha all i shihet në perimetrin Urë e Ibrit – Dudi Kërrsh.

E meriton punësimin e vajzës, sepse është e zonja, tetka Emilija mund të quhet ndryshe ‘King Kongu’ i qeverisë Kurti.

  • Për kontributin e saj kundër UÇK-së Donika Gërvalla (e edukuar nga mamaja e saj anti-UÇK- e njohur nga rrethi i ngushtë dhe nga shoqet për opinionet e saj të tërbuara kundër UÇK-së,
    në veçanti Suzana kurrë nuk ka arritur ta kuptojë pse Adem Jashari i ka sakrifikuar fëmijët e tij për Liri).

Por, shpërblimin e sakrificës së Tij e merr.
Mbesa e saj 16 vjeçare, sot bëhet me përvojë pune në Ministri të Jashtne, nëna ia jep certifikatën si çokollatën, 100 për qind Milk.

  • Vajzat e ministreshave si princesha kurse vajzat e tjera ato….nuk donin nanat e tyre të bëheshin ministresha.
    Prandaj, ato sot shkojnë aty ‘ku shkojnë vajzat e humbura’.
  • Me vajza (jo djem), nën 17 vjeç janë mbushur dyqanet e Kosovës.
    Vajza 15 vjeçare me uniformë të sigurimit e ruan dyqanin e madh nga hajnat dhe kriminelët.

Inspektoriati i punës nuk i ‘sheh’ fëmijët kah i eksploaton tregu dhe kah shfrytëzohen nga tregtarët.

Shfrytëzimi i fëmijëve nga tregu (me orar të plotë) nuk ka ndodhur më parë në Kosovë.

  • Përveç kah shpija që bëheshim kuzhiniere në moshën 6 vjeçare (kush ishte e zonja edhe 5 vjeçare e bënte shërbetin më të mirë se ti dhe se krejt çarshia).

Ka pasur konkurrencë të madhe. Praktikën e pites e kryenim me lloç.

  • Nuk kemi treguar suksese të dukshme as në kuzhinë, kemi mbetur as andej-as këndej, pseudo-kuzhiniere, sepse ndërkohë e ndjeknim dijen – mësonim përmendêsh vjersha të këqija dhe formula që s’i kuptonim.
  • Dje, e gjetur para vështirësive të jetës (dhe tepsisë së zbrazët), e kuptova se me pas mend nuk do ta kisha mësuar përmendësh vjershën primitive për bagëti e bujqësi, por kisha mësuar të tëhollojë petë të bakllavës.
  • Nuk do ta kisha mësuar aq përmendësh sa që kurrë nuk e kam harruar numrin PI mi pari në katror, plus dyfishi i pari dhe të dytit, plus i dyti në katror’ .

Në vend të kësaj formule të padobishme (për mua), më mirë të kisha mësuar: Si ndizet zjarri pa shkrepsë dhe si shuhet zjarri pa ujë.

  • Unë nuk e di që fshihet mashtrimi dhe padrejtësia. Mashtruesi më i madh të jesh, nuk ke se si të fshehesh nga njeriu dhe nga mediat, kur secili njeri sot është kameraman, secili është fotograf.

Mashtrimi tashmë është një ‘art’ i vdekur.

Ti fshehe në mundesh!
Mund ta fshehësh mashtrimin, ama duhet t’i zhdukësh dokumentet, duhet t’i shkatërrosh gjurmët.
Ti fshehësh familjarët që i ke punësuar.

Ti mund ta fshehësh punësimin e vajzës së Arbëries, por pastaj s’mund ta fshehësh vajzën e Donikës – se nuk ta lejojnë.

Nuk fshehen njerëzit, as kur zhduken.

  • Nuk ka mënyrë që mund ta fshehësh faktin se ministrat dhe njerëzit e Albin Kurtit po i punësojnë fëmijët e tyre në Institucione.
  • Emilija më esnafe, e Donika bile as nuk po lodhet të mbrohet. E përdorë idiomen që më së shumti e kam mërzi ‘karvani ecën’, demek lehni ju, ne vazhdojmë me punësime familjare.
  • Unë e kuptoj, e vetmja mënyrë që ta mbajë pushtetin ndër shqiptarët është t’i lejojë të gjithë të vjedhin.

Kosova është shtet i dështuar plotësisht.
Nuk ka politika ekonomike, nuk ka politika sociale.
Hajnia, familjarizmi, thashethemet, padija, me t’njofshëm – janë kultura e këtij vendi që veç konsumon: veç han dhe han.

  • Por sot është festa e Bajramit.
    Sot do të duhej të flasim veç fjalë të mira.

Secili më ‘pejgamber’ se tjetri: sot u mbush mirësi n’tana anët.

  • Po nuk dua të flas fjalë të mira as sot për festë.
    Festa nuk i shpëlan mëkatet…bash për festë mua më vjen një dallgë…
  • Më vjen shumë inat kur i shoh gjjthë këta njerëz të këqij që bëjnë sikur janë të lidhur me Zotin, ndërsa më shumë janë të lidhur me mishin e kurbanit sesa me Bajramin.
  • Mirësia te shqiptarët është festë – aq rrallë ndodh.

-,Sot të gjithë janë veshur bukur dhe po flasin prajshëm. Po rrejnë.
Edhe orhideja italiane duket si mashkull lakuriq (shikojeni), por ama me një hukamë ia këput përmjetin.

  • Njëri vdiq. U gju’ prej ballkonit.
    Komenti i prindit shqiptar me foto të fëmijës së tij në profil, thotë: Paska ra me prapani.ë.

Sot i njejti flet fjalë miradie për Zotin dhe flet në emrin e tij.

Përqeshet tragjedia e tjetrit, thuajse vdekja është tragjedi që u ndodh vetëm njerëzve ‘të lig’.

-,Çka thotë hoxha kur vrasësi vdes shpejt, me kokë në jastëk (në gjumë), kurse njeriu i pafajshëm vdes me adalet!

  • Shqiptarët nuk e përqeshin vdekjen si japonezët, të cilët e kanë filozofi të jetës: japonezët nuk e marrin vdekjen seriozisht.

Shqiptarët shkruajnë keq, sepse mendojnë keq.

  • Dhe muslimani mendon se i jep 6000 euro për të shkuar në ‘serrën’ me 5 yje, në Haxh, për t’u bërë njeri i mirë.
    Më së zori është të jesh njeri i mirë – pikërisht pse ‘aty s’ka konkurrencë’.
  • Paramilitarët e Albin Kurtit ende vazhdojnë të jetojnë në sfera të tjera.
  • Shkruajnë se si e kanë zbuluar se ‘idhnimi im ndaj qeverisë Kurti është që nuk më kanë ofruar punë në qeveri’.
    Ama unë deri sot i ‘i kam ndërruar’ 10 ministra.

…kryeparamilitari i ka mësuar të udhëhiqen nga urrejtja dhe nga rrena.
Duke i dehumanizuar njerëzit dhe duke bërë propagandë kundër tyre.

  • Është gjynah – nuk sheh dittë.

E keni parë se si bien njerëzit kur janë në kulm – kjo duhet të jetë ajo hakmarrja e famshme e Zotit – që thuhet ‘ta kthen (të keqen me të keqe) – kur je më së miri’.

Askush nuk ra për së rati.

  • Frika e ruan vreshtën – na ruan edhe neve.
    Mendoj se çdo gabim paguhet.
    Nga frika që ndjej prej borxheve të mëkateve – nuk pranoj të lëndoj e të mashtroj njeri.

Jo nga morali, por nga frika që kur t’më kthehet e keqja, s’do të kem asgjë krye shpirti për ta paguar me vuajte.

Pra, nga zori duhet të jesh njeri i mirë.

P.S. Dashuria ime primitive.

Më the se do të takohemi për Bajram
Bajrami erdhi dhe shkoi – ti nuk u ktheve
Pashë dashurinë e Zotit, të lus – kthehu!

Zogjtë kanë shtegtuar e prap janë kthyer e ti nuk erdhe

U dasht të takohemi për Bajram
ta sakrifikojmë një Kurban

Por ti nuk u ktheve

Mos t’u ka bë zemra gur?
Si mua.

(Frymëzuar nga ‘Sen Gelmez Oldun).

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close