fbpx
Lajme

Faik Imeri e pranon: Kam ndërmjetësuar me dëshmitarët, kam kontribut në themelimin e Speciales

Ishte viti 2020 kur Faik Imeri ishte paraqitur për herë të parë në një lidhje telefonike për televizionin T7. Ai kishte treguar se kishte dhënë një kontribut të madh për krijimin e Gjykatës Speciale, po ashtu se ishte ndërmjetësues për shumë dëshmitarë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kemi dhënë një kontribut për një kohë të gjatë deri te themelimi dhe ardhja e Gjykatës Speciale. Ne kemi ndërmjetësu njëfarë varianti tek ata që kanë pasë dëshirë të kontaktojnë Gjykatën Speciale“, ka thënë Faik Imeri.

Në pyetjen e gazetarit Berat Buzhala se a i keni ndërmjetësu ju, ai është përgjigjur me po.

Zyrtarisht, Faik Imeri nuk është punëtor i Gjykatës Speciale. Por ai kishte fuqi të madhe duke mashtruar në emrin e CIA-s amerikane dëshmitarët dhe duke i dërguar për të dëshmuar aty. Madje, sipas dosjes së publikuar nga ish-agjenti federal i SHBA-së, John Moynihan, ai kishte aq fuqi dhe koordinohej edhe me Inteligjencen serbe (BIA) por edhe me dëshmitarët e tjerë.

Sipas dosjes, fuqia e Faik Imerit ishte aq e madhe saqë i dërgonte njerëzit edhe në hotele private për të dhënë dëshmi dhe për ta takuar kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, paraardhësin e Jack Smith, David Schwendiman.

Në dosjen e John Moynihan përmendet edhe dëshmia e M.Z i cili tregon se si Faik Imeri e kishte dërguar në një hotel në Belgjikë për ta takuar kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, David Schwendiman.

Nga Kosova në Duseldorf kam udhëtuar me avion. Në aeroportin e Duseldorfit më priti Faiku dhe udhëtuam me makinë për në Bruksel. Të nesërmen erdhi dhe më mori nga hoteli së bashku me një zonjë që më prezantuan si agjente e CIA-s dhe me makinë shkuam në një të vogël 80-100 km larg Brukselit. Ky qytet kontrollohej nga kamerat. Shkuam në një vend parkimi ku më prisnin 2 hetues të Prokurorisë Speciale. Njëri nga hetuesit ishte një shtetas slloven i quajtur Jure Peter i cili punonte në Kosovë për policinë e EULEX-it. Unë i njihja të dy. Shkuam në një hotel dhe u takuam me Kryeprokurorin e Gjykatës Speciale David Schvedeman, nga SHBA. Shefi i sigurimit të kryeprokurorit ishte shtetas suedez. Aranzhimi i takimit është bërë nga Faik Imeri dhe ai ka qëndruar vetëm për 10 minuta në fillim të takimit. Pastaj vazhdova vetëm me stafin e Schvedeman dhe me veten“, tregon M.Z në dosjen amerikane e cila ka 151 faqe.

Mësohet se dhjetëra dëshmitarë kanë patur pikë kontakti Faik Imerin.

Personazhi kryesor në dosje është ish-kryeprokurori Jack Smith dhe Faik Imeri i cili paraqitej me pseudonimin Floriani, si agjent i CIA-s amerikane.

H.S ishte dëshmitar i prokurorisë i cili dëshmoi kundër Thaçit, Veselit e të tjerëve në tetor të vitit 2020. Ai ishte përgatitur totalisht nga Faik Imeri për të dëshmuar në Hagë. Faik Imeri (Floriani) e kishte trajnuar atë për të dëshmuar duke e mashtruar se zyra e CIA-s dhe personalisht Jack Smith qëndron mbrapa tij.

Kur e kuptoi dëshmitari H.S se ishte mashtruar nga Faik Imeri, me 22 prill 2022 shkoi dhe e tërhoqi dëshminë e tij dhe tregoi se e gjithë dëshmia ishte e sajuar dhe e montuar.

Në dosjen amerikane është publikuar biseda dhe dëshmia në Hagë, mes dëshmitarit H.S dhe njeriut të dytë të prokurorisë së Dhomave të Specializuara, Alan Tieger. Alan Tieger ishte zëvendës i Jack Smith.

Në dëshminë e tij të cilën e kanë publikuar mediumet amerikane, bisedë kjo e incizuar nga dëshmitari H.S, ai tregon se gjithçka që ka dëshmuar në Hagë ishte përgatitur nga Faik Imeri.

Kështu që doja të them, të gjithë dëshminë që ju dhashë në Hagë, unë u përgatita nga agjenti i CIA-s“, i tregon dëshmitari H.S, prokurorit Alan Tieger.

Një pjesë nga dëshmia e dëshmitarit H.S me prokurorin Alan Tieger e publikuar në mediumet amerikane.

Tieger: A qëndroni pranë kësaj, apo thoni se ju është thënë ta thoni atë nga personi juaj i CIA-s?

H.S: Kështu që unë besoj se ky person i CIA-s është shumë i besueshëm, sepse, nëse nuk do ta mendoja se ai ishte i besueshëm, nuk do ta thoja këtë dhe nuk do ta jepja atë informacion.

Tieger: Dhe informacioni që dhatë në tetor të vitit 2020, erdhi nga një sërë burimesh të ndryshme, apo vetëm nga ky person i CIA-s?

H.S: Vetëm nga CIA, zotëri, vetëm nga agjenti i CIA-s.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari H.S tregon se fillimisht i kishin thënë se nuk ka fakte për ta arrestuar Thaçin dhe duhej ndihma e tij për ta nxitur arrestimin e tij. Në fund ai tregon se e gjithë dëshmia ishte e sajuar.

Pse është alarmuar opinioni dhe mediumet amerikane? Kush e përpiloi dosjen 151 faqesh dhe çka përmban ajo?

Ish-analisti i CIA-s, Larry Johnson ka reaguar së fundmi pas publikimit të dosjes kundër ish-kryeprokurorit Jack Smith dhe Faik Imerit i cili paraqitej si agjent i CIA-s për të mbledhur dëshmitarë të rremë kundër Thaçit, Veselit e të tjerëve.

Sipas ish-analistit të CIA-s, John Mynihan është eksperti më i mirë në botë për pastrimin e parave dhe krimet financiare. John mësoi për përfshirjen e pretenduar të Jack Smith falë një informacioni nga një mik dhe agjent i DEA, i cili kishte një informator konfidencial, i cili e njoftoi atë për skemën e zhvatjes në ICJ (siç thuhet në ankesë).

https://www.thegatewaypundit.com/2023/12/breaking-trump-prosecutor-jack-smith-alleged-role-extortion/ (Artikulli i plotë i ish-analistit të CIA-s).

Disa detaje të tjera nga dosja:

Së fundmi, në dosjen 151 faqesh që tani iu ka dorëzuar edhe inspektoratit të CIA-s, dëshmitari H.S ka treguar edhe për dosjet e famshme të Hagës të cilat erdhën në zyrat e veteranëve e të cilat i kishte përgatitur në Beograd Faik Imeri, zyrtari i lartë i BIA-s serbe Bojan Dimiq dhe krimineli Milan Radojçiq. Dëshmitari H.S ishte pjesë e këtij takimi duke menduar gjithnjë që Faik Imeri “Floriani” ishte agjent i CIA-s, pasi ky i fundit i ka prezantuar kartelën e CIA-s, dosjet e dokumentet e tjera. Qëllimi i dosjeve ishte dëmtimi i krerëve të UÇK-së. Po ashtu, përgjimi i zyrtarit të lartë të BIA-s serbe Bojan Dimiq tanimë ka dalur në mediat vendore, ku ai shprehet i gëzuar për arrestimin e krerëve të UÇK-së.

H.S ka dëshmuar se si Faik Imeri në emrin e CIA-s e kishte ftuar për ta asistuar në operacionin e dosjeve.

Një ditë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, ne po flisnim në telefon nëpërmjet aplikacionit të njohur si Signal. Floriani më pyeti nëse isha gati të asistoja në operacionin në Kosovë. Dy-tri ditë më vonë, ai më thirri përsëri dhe më tha se “zyra jonë nga Agjencia dhe Prokurori Jack Smith” kishte vendosur të më përfshinte në operacion. Ai tha se kanë përgatitur disa dosje të kriminelëve të luftës që ndodhen në Kosovë. Dosjet ishin në Beograd. Florianit i duhej që dosjet të dilnin ilegalisht në Kosovë. Ai tha se prokurorët kishin shpenzuar shumë para për hetimin e tyre të krimeve të luftës. Unë iu përgjigja: “Si mund të ndihmoj?” Ai tha se kur të dalin dosjet në Kosovë, do të jetë alarm i madh. Ai tha se këto janë dosje sekrete nga Prokuroria për krimet e luftës. E pyeta se cili do të ishte roli im në operacion. Ai tha se prokurori Jack Smith tha se ne nuk kemi ende prova të mjaftueshme për të arrestuar njerëzit dhe ata duhet të ndryshojnë taktikën e tyre. Ai shpjegoi se roli im në operacion do të ishte t’i ndihmoja ata të merrnin provat që u nevojiteshin. Floriani tashmë kishte nxjerrë informacione në Kosovë përmes asistencës serbe. Mendova se ishte me shërbimet e inteligjencës serbe. Kur do të publikoheshin dosjet dhe personat në dosje filluan të panikohen, detyra ime do të jetë t’i afrohem këtyre njerëzve dhe t’u kërkoj para për të hequr emrat e tyre nga dosjet dhe akuzat për krim. Floriani shpjegoi se kjo do të ishte taktika që do të përdorej. Nëse populli do të pranonte të paguante paratë, Prokuroria do ta dinte se ata ishin fajtorë. E pyeta Florianin: Po sikur të na japin para? Floriani shpjegoi se unë do të merrja 10% të të gjitha parave që ishin paguar dhe se 90% e mbetur do të hynin në llogarinë e tyre të zezë për të financuar operacionet e ardhshme në Kosovë nga zyra e Prokurorit” thuhet në dëshminë e tij.

Më tutje, ai ka treguar se si e kishin organizuar një takim në Beograd, ku pjesëmarrës ishte edhe Milan Radojçiq, Bojan Dimiq e komandanti i Xhandarmërisë.

Një ditë pasi mbërritëm në Beograd, do të shkonim për një drekë. Unë supozova se do të takoheshim me disa njerëz amerikanë. Në vend të kësaj, ne u takuam me përgjegjësin e dytë të inteligjencës serbe, Bojan Dimiq, komandantin e Xhandarmërisë dhe Milan Radojcic, një politikan i njohur radikal serb i lidhur me mafian. Gjatë takimit që zgjati dy orë e gjysmë, Floriani më tha afërsisht njëzet herë të dilja dhe të pinte një cigare që të flisnin privatisht. Kur mbaruam, kthehemi në hotel. Në hotel e pyeta Florianin se kur do të takoheshim me amerikanët. Ai tha ndoshta të nesërmen“, thuhet ndër të tjerash në rrëfimin e dëshmitarit H.S i cili i ka rrëfyer të gjitha këto edhe në Gjykatën Speciale dhe tek konsulenti i DEA-s amerikane.

Çka përfshihet në skandalin e Gjykatës Speciale?

Po ashtu, platforma amerikane ka publikuar detaje të hollësishme edhe për Faik Imerin i cili realisht ishte bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb (BIA) dhe paraqitej si agjent i CIA-s për të mbledhur dëshmitarë të rrejshëm kundër UÇK-së. Faktet tanimë në bazë të dokumenteve janë dërguar edhe tek Inspektorati i CIA-s në SHBA, Departamentit amerikan të shtetit dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë. Faik Imeri ka bashkëpunëtorë të cilët arrijnë deri tek majat e institucioneve të Kosovës.




Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close