fbpx
Lajme

Haki Abazi deklaron tre shtëpi, dy banesa, 4 vetura, e 140 mijë euro letra me vlerë

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi hyn në listën e njerëzve me të pasur në Institucionet e vendit, pasi që pasuria e tij e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) arrin gati në një milionë euro, raporton “Front Online”.

Në formularët e AKK-së Abazi ka vetë deklaruar se ka në pronësi familjare një shtëpi në vlerë prej 30 mijë euro, një shtëpi tjetër në vlerë prej 300 mijë euro, edhe një shtëpi tjetër në vlerë 250 mijë euro, si dhe dy banesa në vlerë prej 150 mijë euro, raporton “Front Online”.

Gjithashtu Abazi ka deklaruar se ka në pronësi 3 automjete në vlerë prej 31 mijë euro, si dhe letra ne vlere në vlerë prej 140 mijë euro / Front Online /

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close