Berisha: Presidentja lufton kundër UÇK-së, kurrë Kosova nuk ka qenë më e mjerë dhe më qesharake
Shkruan: Kimete Berisha
Presidentja me def!
- Në konferencën me gazetarë ku Presidentja njoftoi për refuzimin e kryeprokurorit të shtetit, s’kishe çka sheh…Dul lulia te bunari.
- Presidentja na garantoi se Kosova nuk është shtet demokratik.
Se, tha, sikur Kosova të ishte shtet demokratik, ata prokurorët që e kanë kërcënuar me ‘lidhje të duarve’, nuk do të ishin më prokurorë.
Por, ata edhe e kanë kërcënuar, edhe kjo e di kush janë ata, edhe nuk frikësohet prej tyre, …
edhe kjo drejtësinë e do kaq shumë sa që ka mundësi ta çlirojë drejtësinë së paku nga prokurorët kriminelë që e kanë kërcënuar me lidhje të ekstremiteteve, por kjo nuk dëshiron drejtësi as për veten…
E ka të ndaluar të përbishtet me kriminelë. Nuk guxon ta dish se dikush është kriminel e të heshtësh.
Se kur ia hesht emrin kriminelit- e mbron.
Ti mazohiste nuk je që i mbron ata që janë zotuar se do të t’i lidhin duart.
- A çohet jeta në një vend ku Presidentja kërcënohet dhe askush s’e merr seriozisht. Kërcënuesit prokurorë i thonë rrenëse, shpifëse, hajde bujrum trego ti kush të bëri hyxhym!
Kur u pyet nga gazetarët se pse nuk i denoncon kërcënuesit,
Presidentja tha se
- Nuk kërkohet drejtësi aty ku nuk ka drejtësi.
Kjo është njësoj, tha,
sikur të kërkosh ndihmë nga ata që të kërcënojnë.
Vendimin kundër ish-ushtarit të UÇK-së për kryeprokuror të shtetit e përcillte me performancë teatrale, si nën shoqërinë e korit të korbave: me britma, gjeste, me ofendime, akuza, thashetheme, intriga, me shpifje.
Ajo thjesht mund të ishte e qetë me vendimin e saj dhe të bënte si objektive, ama vendimi nuk i mjaftonte, refuzimin e saj e shprehte me nervozë të papërmbajtur dhe me urrejtje, si e trentë, sikur i dukej pak vendimi kundër tij, pa ia parë shkumën…
- Veç Donika Gërvalla ia kapërcen Presidentes.
Thuajse i ka ruajtur lopët
me presidentin Macron, Donika iu drejtua si dushmanit me ‘Et voila’ demek, ‘a ju kam thënë se ky është më i keq se Vuçiqi’. - Këto të dyjat kanë urrejtje të tmerrshme ndaj burrave..
Meraku i tyre t’ua tregojnë vendin burrave, i preferojnë diktatorët dhe liderët më të fuqishëm botëror, që, të lajnë lesh në ta.
Laje ti moj goce, laje ti, po ti as shaminë e beqarit nuk e lan dot.
E në dritën e Hënës së Re ato duken si gra që i kanë përzë nga shtëpia e që sillen rrethit t’bunarit, ndërkohë që ua kanë vjedhur kovën.
- Kryeministri priti disa orë pas katarsisit dhe çlirimit emocional të Presidentes në skenë, dhe doli me një disponim pozitiv për Drejtësinë.
Tha se ‘Drejtësia ka përparuar shumë nën qeverisjen e tij’, përjashto rastin kur ”Drejtësia e kërcënoi Presidenten, që është rast i izoluar.
- Ndoshta Presidentja po imagjinon.
Por mbasi që e ka mundësinë e pakufijshme, s’di pse s’imagjinon gjëra të bukura, në vend të prangave. - Kurrë Kosova nuk ka qenë më e mjerë dhe më qesharake.
Ndërkohë që Presidentja lufton kundër UÇK-së, asaj nuk i pengon që një ushtar i Millosheviçit u bë zv ministër i qeverisë.
Drejtësi nuk ka se nuk ka.
Kjo ‘Drejtësi’ kriminale punon me porosi.
Jo prokurori i refuzuar, por s’ka shans që shqiptarët kudo që janë të jenë të drejtë.
S’është problem individi por mentaliteti i shqiptarëve.
Padrejtësia është mënyra e jetesës, është zanat i shqiptarëve.
Drejtësia në Kosovë është mall që blihet me pare.
Pafajësia blihet me pare.
Faji projektohet me pare.
Vrasjet dhe vjedhjet fshehen me pare.
Drejtësia në Kosovë është në duart e politikës, biznesit dhe krimit.
S’ka mundësi të jetë ndryshe.
- Drejtësi s’ka sepse shqiptarët s’kanë nevojë për Drejtësi.
P.S. Ud. kryeprokuror i shtetit sot është ‘jarani’ i gjyqtares famëkeqe serbe Danica Marinkoviç deri në vitin 1999 (asaj shtrigës që ‘hetoi” masakrën e Reçakut).
Sepse, Këshilli Prokurorial i Kosovës është ‘qerdhja e gjarpërinjëve’!