fbpx
Lajme

Berisha: Prokuroria të nisë hetimet ndaj Kurtit, Prokurori duhet t’i trokasë në derë kryeministrit

Gazetari Ridvan Berisha thotë se Prokuroria Speciale në Kosovë duhet të nisë hetimet për kryeministrin Albin Kurti, në lidhje me pagesat që qeveria iu ka bërë serbëve të grupit ”Mbrojtja Civile”, edhe pse janë shpallur organizatë terroriste.

Në një intervistë për ABC News, Berisha u shpreh se diçka e tillë nuk mund të ndodhë në një vend demokratik, transmeton Paparaci.

“Unë mendoj që këtu ka hapësirë për Prokurorinë Speciale që të vijojë pa humbur kohë, menjëherë, ndjekjen penale duke filluar nga kryeministri Kurti, ministri i Financave dhe e gjithë qeveria. Shpallja e dy organizatave terroriste nga qeveria sovrane e një shteti, nënkupton që ata elementë, pjesëtarë të tyre përbëjnë rrezik për rendin kushtetues, për demokracinë, për stabilitetin. Rrjedhimisht, tani, për sa kohë që po flasim, të njëjtët janë duke u paguar, një pjesë e tyre së paku, me paga mujore nga qeveria. Nuk e kuptoj heshtjen e Prokurorisë Speciale. Megjithë akuzat që atyre ua bën kryeministri në mënyrë sistematike”, tha ai.

“Nuk e kuptoj heshtjen. Prokurori duhej t’i trokasë në derë kryeministrit, ministrit të Financave dhe t’i marrë në pyetje seriozisht, nëse është e nevojshme edhe të ngrejë kallëzime penale ndaj tyre, pse paguhen njerëzit që qeveria vetë i ka shpallur organizata terroriste. Kjo nuk është praktikë që mund të ndodhë në ndonjë vend normal demokratik të botës. Është e papranueshme, për mua është tepër pikëlluese”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close