“Beteja e KNIN-it, Tahir Zemaj në anën e serbëve, ABEJA dhe Fehmi Lladrovci në anën e kroatëve”
Në vitin 2001 Ernest Luma dhe Skënder Krasniqi kishin publikuar një libër me titull “Kështu bëri Tahir Zemaj”. Aty ishin paraqitur shumë dokumente ku ishte kritikuar ashpër veprimtaria e Tahir Zemajt.
Po ashtu në libër përmendet edhe Beteja e Kninit në Kroaci.
“Në luftën e Kninit kemi ndoshta ballafaqimin e parë direkt të dy figurave që dëshmojnë kontraversitetin që do ta karakterizojë edhe luftën në UÇK. Bekim Berisha – ABEJA do të jetë njëri ndër heronjtë e gjallë të luftës në anën kroate, derisa Tahir Zemaj do të jetë i pozicionuar në anën serbe. Eshtë fjala për betejën e Kninit, pas së cilës, për shkak të heroizmit të treguar, ABEJA do të gradohet nga strukturat më të larta ushtarake të armatës kroate, e cila veç kishte filluar të lind. Tahir Zemaj thuhet se ka qenë në anën e forcave serbe në këtë luftës…, në këtë luftë në të cilën krah çlirimtarëve kroatë ishin pozicionuar edhe heronjtë tjerë si Fehmi e Xhevë Lladrovci”.
Më tutje thuhet se ky është leternjoftimi i shkurtër i Tahir Zemajt. “Në vitet e 70-ta – major i APJ-së dhe i rekrutuar në shërbimin informativ të APJ-së, KOS; në vitet e 80-ta lojtar i njohur i bixhozit dhe kontrabandues drog; në vitet e 90-ta, në luftën e Kroacisë – i pozicionuar në anën e armatës serbe“