fbpx
Lajme

“Bombat që do të përdoreshin në atentatin ndaj Rugovës, i janë dhënë grupit që ka eliminuar Haklajn”

Ish-deputetin e Partisë Demokarike të Shqipërisë, ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi dhe komandantin e UÇK-së, Ilir Konushevci, janë vrarë nga i njëjti grup, ish-truproja e Sali Berishës sjell versionin e tij.

“Është një lidhje që e bënë mes vrasjes së Azem Hajdarit e kolonel Ahmet Krasniqi. Është e njëjta dorë jo vetëm e këtyre, por edhe në vrasjen e gjeneral Ilir Konushevcit në të gjithë këto vrasje”, ka thënë Izet Haxhia, ish-truproje e Sali Berishës.

Madje ai ka thënë se i njëjti grup që i vrau këta tre persona, kishte planifikuar edhe atentatin ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1999 në Tiranë.

“Dua të them edhe diçka që ka qenë i përgatitur edhe një atentat ndaj presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova nga viti 1999, po nga ky grup dhe për arsye si duket i njoftuar nga shërbimet huaja, Rugova nuk zbriti fare nga avioni në Rinas, për të ardhur në Tiranë. Por, ato bomba të telekomanduara që do të përdoreshin për të eliminuar Rugovën, i janë dhënë grupit të komandës që ka eliminuar Haklajn”, ka thënë Haxhia për Magazina në Radio Dukagjini.

Izet Haxhia ishte dënuar në mungesë me 25 vjet burg për përfshirjen në vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close