Blerim Latifi i thotë nërsy Fadil Nurës: Ti je kukull e Sami Lushtakut, ai do ta udhëheq Komunën
Blerim Latifi gjatë emisionin Pressing ka drejtuar akuza në drejtim të kandidatit të PDK-së z. Fadil Nura. Ai ka thënë se ka pasur shumë afera dhe procese gjyqësore, në kohën sa Fadil Nura ishte nënkryetar i Komunës së Skënderajt. Pas kësaj akuze, është lidhur direkt nëpërmjet telefonit z. Fadil Nura, duke e demantuar dhe zënë ngusht analistin Blerim Latifin, i cili ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk e ka pasur asnjë proces gjyqësor.
Fadil Nura e ka akuzuar z. Blerim Latifi se e ka shfrytëzuar Bekim Jasharin për t’ia larguar një fotografi gjatë zgjedhjeve nacionale dhe sipas tij Bekim Jashari e ka ndihmuar në fushatë, por prapë ai nuk e ka fituar besimin qytetar.
Sipas analistit Blerim Latifi, Fadil Nura është kukull e Sami Lushtakut, dhe sipas tij Sami Lushtaku do të qeverisë me Komunën e Skënderaj.