fbpx
Lajme

“Nervozohet” Haradinaj: pyet Kurtin e Osmanin: Kur të shkon taksa, çka doni me dhënë për Kosovën?

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon ta mbrojë qëndrimin e tij kundër heqjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë.

Ai në një intervistë për RTK, ka lutur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmanin, që mos ta heq taksën, pasi siç ka thënë ai njohja e Serbisë do të vijë brenda një viti dhe nëse hiqet taksa, ka pyetur se me çka do të kushtëzohet Serbia?

Haradinaj po ashtu ka deklaruar se sapo ka vendosur taksën 100% ndaj produkteve serbe, Serbia ia ka ofruar reciprocitetin si mundësi për heqjen e taksës, por se ai këtë e ka kundërshtuar dhe do të vazhdojë ta kundërshtojë.

“Suspendimi taksës është e mjaftueshme më njëlloj premtimi që Serbia nuk i bënë Kosovës pengesa. Është gabim. Nëse ti nuk e respekton vetën, askush nuk të respekton ty”, tha Haradinaj dhe ka shtuar se më mirë është më thënë, “e heqim taksën anëtarësona në NATO”.

Ai ka pohuar se askush nuk është më besnik se ne për Amerikën dhe në raport me Serbinë, duhet të dëgjohet fjala e Kosovës, pasi është Serbia ajo që mban lidhje me dy kundërshtarët e Amerikës, Rusinë dhe Kinën, dhe blen armatime nga to.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close