Brune dhe me forma ‘bombë’ kjo është motra e Marinës dhe Luanës
Marina dhe Luana Vjollca janë motrat më të përfolura në showbizin shqiptar.
Edhe pse prej shumë vitesh në ekran dhe publiku i njeh mirë, kur vjen puna tek familja e tyre ato janë disi të rezervuara.
Në shumë pak raste kanë folur për familjen e tyre duke u shprehur se është një pjesë që nuk kanë shumë dëshirë ta ndajnë me publikun.
Por ato kanë rrëfyer se babai i tyre nuk jeton më dhe se familja përbëhet nga nëna e tyre dhe dy motra të tjera. Motra e madhe e Marinës dhe Luanës është Lira, ndërsa pas saj vjen Marseda.
Ndërsa Lirën e kemi parë më shpesh në profilet e Instagramit të Marinës dhe Luanës, Marsedën e shohim shumë herë më rrallë.
Ajo është një brune shumë simpatike e cila po ashtu tërheq vëmendjen me format trupore. Në profilin e saj të Instagramit gjejmë disa foto, ku nuk mungojnë komentet nga dy motrave të famshme.