Kryetari ose ish kryetari i Komisionit për korrigjimin e shenjimit të Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2021.
Në bazë të deklarimit të tij në AKK, z. Bulliqi në fakt del mjaft i varfër krahasuar me pushtetarët e tjerë të partisë që i takon, VV-së.
Ai posedon një shtëpi me 120 metra katrorë dhe të cilën e ka vlerësuar me 25 mijë euro.
Po ashtu, ai ka një tokë me 3 mijë metra katrorë dhe e cila vlen 30 mijë euro.
Po ashtu, ai ka një banesë me 83 metra katrorë që vlen 56 mijë euro, përcjell Periskopi.
Por, shkëlqimi i z. Bulliqi vjen te pasuria e luajtshme.
Aty ai ka deklaruar një veturë Tiguan 19 mijë euro në pronësi të përbashkët dhe një Golf V në vlerë 4 mijë euro.
Ai i ka 13 mijë e 400 euro në NLB, 8200 euro në Reiffeisen dhe 34 mijë euro në BKT. Kjo bën që vlera e përgjithshme e parave të gatshme të jetë 55 mijë e 600. /Periskopi