Raporti i ri për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të jetë brenda pak muajsh në tavolinën e Kryeministrit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për shënimin e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë për Gazetën Express.
Ai ka thënë se Komisioni është duke punuar në hartimin e raportit dhe se vendi duhet të ketë durim.
Ai i ka thënë Fidan Jupollit se pasi ta marrë Qeveria raportin për demarkacionin në Qeveri, ekzekutivi i vendit më pas do të vendosë për hapat e mëtejshëm.
Ndiqeni intervistën e Bulliqit për Express, në videon e mëposhtme: