Buzhala: Gjeniu Besnik Bislimi e parasheh trajektoren e asteroidit, e krizën e rrymës nuk e parashikoi
Shkruan: Berat Buzhala
Ne janar te ketij viti Avdullah Hoti me dore te veten e kish pas lane ne zgripc TC Kosova B, qe me u prishe saktesisht ne dhjetor, ne menyre qe me ia veshtiresu punen qeverise Kurti 2.
Nifar burmaki e kishin pas lane pak ma shlire, ne menyre qe ai me ra ne toke okolla fillimit te dhjetorit. Une si gazetar nja 10 vjet i kam percjelle termocentralet. Gjithe veren u bejshin investime ne Kosoven A dhe B, ne menyre qe gjate dimrit me prodhu rryme. Absolutisht ka pase, ose dyshohet qe ka pase, vjedhje ne ato investime, mirepo te njetet megjithate kane prodhu rryme. Kurti si askush perpara tij eshte mburre me profesionalizmin e eksperteve vendore, por qe sipas tij po liheshin anash prej hajnave.
Qysh u be tash me shku ne gjermani me e zgedhe nje ekspert, se ketu kerkush nuk po dikka a? Ne veri te vendit cili ekspert po jau rregullon rrymen? Nuk kam pa politikan qe kish merak me punu me budalle te ndershem si Albini. Sa ma budalle ministri, aq ma shume po e lavdojke. Per shkak te gjinise nuk po du me i permend me emna. Sido qe te jete, eshte qesharake me thane qe gjendja eshte keshtu e keqe, sepse 20 vjet e kane shkaterru cdo gje, kur ne vendin tone reduktimet jane ndale ne vitin 2008. Prej shkurtit deri ne dhjetor ka pase mjaft kohe me analizu situaten me energji ne tregun global.
A nuk eshte edhe me tutje ne qeveri gjeniu Besnik Bislimi qe mundet me e parapa si Baba Vanga edhe trajektoren e asteroidit qe pritet ta godas token ne vitin 2586? E qysh ky gjeni nuk e parashikoi ardhjen e kesaj krize, ne menyre qe me bo kontrata paraprake, a ndoshta PAN hajnia e ka shkaktu edhe kete krize globale, qe me i mbete Kurtit ne dore. E pat te mire profesor Muhamet Hamiti nje status: Enver Hoxha ne Shqiperi 40 vjet ka nejt ne pushtet duke e sulmu Ahmet Zogun qysh e ka shkaterru Shqiperine per 15 vjet. —— Cka po ben? “Qe valla po pi uje, po marr fryma, po nxehna”. – O boss bre, valla i ke rregullu sendet. Urime te gjithe besimtareve te krishtere Krishtlindjen.