Buzhala: Qeveria ua ka ndarë paratë nga Pako Emergjente disa mediave të afërta me ta, por jo edhe të tjerave
Drejtori i T7 dhe Gazetës Expres, Berat Buzhala ka thënë se sipas informatave që i ka disa media të kanë përfituar nga Pako Emergjente e Qeverisë, por jo edhe të tjerat, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Buzhala ka thënë se këto media janë të afërta me Qeverinë, teksa të tjerave ende nuk u kanë dalë paratë.
Shkrimi i plotë i tij:
Sqarim per rreth 150 punetore te Gazetes Express dhe Televizionit 7 dhe per publikun e gjere:
Deri ne keto momente qeveria e Kosoves nuk e ka ndihmu kompanine tone me asnje cent, ndersa informatat tregojne qe disa media te tjera tashme kane perfitu, duke perfshire ketu edhe media oligarkike, por edhe media te aferta me qeverine. Ne anen tjeter ne edhe ne kete kohe te krizes i kemi pagu taksat per shtetin dhe obligimet ndaj punetoreve.
Po shpresoj qe kjo eshte rastesi, e jo hakmarrje ndaj politikave tona editoriale. Ky do te ishte nje skandal i tmerrshem nese qeveria i trajton mediat varesisht nga ajo se kush e kritikon e kush jo. Ta shohim./gazetametro.net