fbpx
Lajme

Çfarë ndodhi mes Presidentit Begaj dhe LDK-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, s’ka pranuar t’i takojë udhëheqësit e LDK-së në selinë e partisë së tyre. Kurse LDK s’kanë pranuar ta takojnë Begajn në ambiente të tjera.

Nga LDK i kanë thënë jozyrtarisht Gazetës Express se presidenti shqiptar ka kërkuar nga LDK të takohen në ambiente të tjera, gjë për të cilën LDK nuk ka pranuar.

Shefi i shtetit shqiptar Bajram Begaj në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka takuar drejtuesit e PDK-së dhe AAK-së në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Por s’është realizuar takimi i tij me lidershipin e LDK-së.

LDK i thanë Gazetës Express se Begaj ka refuzuar t’i takojë drejtuesit e LDK-së në selinë e partisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në përgjigjen zyrtare të LDK-së.

LDK e konsideron qasje të pazakontë refuzimin e Begajt për t’i takuar drejtuesit në zyret e partisë

“Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë.  LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë”, thuhet tutje.

Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, nga dje po qëndron në Kosovë në vizitën e tij të parë jashtë vendit.

Begaj është pritur dje nga treshja institucionale, Osmani, Kurti e Konjufca.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close