fbpx
Lajme

Cili do të jetë qëndrimi i PDK’së për balotazhin në Podujevë? Flet Kryetari i Degës

Kryetari i Degës së PDK’së në Podujevë, Muhamet Latifi, ka thënë për Express se shpejt organet e partisë do të vendosin se kënd do ta përkrahin. Ka thënë se ende nuk kanë ndonjë preferencë se kush duhet të fitojë në Podujevë: Agim Veliu i LDK’së apo Ajet Potera i VV’së.

Dega e PDK’së në Podujevë ende nuk ka vendosur se kënd do ta përkrahë në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet më 19 nëntor. Gara do të jetë ndërmjet Agim Veliut të LDK’së e Ajet Poteres së Vetëvendosjes.

Kryetari i Degës së PDK’së në Podujevë, Muhamet Latifi, ka thënë se do të mblidhen organet e partisë për të vendosur. Ka refuzuar të thotë se kënd do ta përkrahin në balotazh.

“Ende nuk kemi qëndrim”, ka thënë Latifi, të dielën për Express.

“Do të mblidhen organet e partisë dhe do të vendosim”, kas shtuar ai.

PDK prej pasluftës është opozitë në Podujevë. Asnjëherë s’e ka rrezikuar pushtetin Agim Veliut  dhe LDK’së.

Në zgjedhjet e fundit, PDK doli e treta, duke mos arritur as të hyjë në balotazh. Tash, Vetëvendosje është partia e dytë në këtë qytet pas LDK’së.

Kandidati i PDK’së për Kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, ka thënë se vetëm është udhëheqja e partisë që do të vendosë se kë do ta përkrahin në balotazh

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close