fbpx
Lajme

Cili ishte plani që bëri Zahir Pajaziti për t’i bërë atentat kriminelit serb Arkan dhe pse dështoi plani

Dalja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shoqërua me kritika të ashpra ku shpeshherë pjesëtarët e saj u cilësuan kriminelë e terroristë. Shoku i të ndjerit – Heroit Zahir Pajaziti z. Avni Ajeti ka rrëfyer ekskluzivisht se si Zahir Pajaziti ishte bërë gati për t’i bërë atentat kriminelit serb Arkan.

Sipas tij plani nuk shkoi mirë. Pak ditë para se të vij në Podujevë Arkani, ai dhe Zahir Pajaziti kishin sulmuar me bombë dhe kallashnikovë stacionin e Policisë në Podujevë. Sipas tij, Arkani shkoi më pastaj për t’iu dhënë kurajo.

Të dielën në mengjes ka ardhë Arkani dhe thotë se e ka pas 2 metra larg Arkanin, por që nuk ka pasur mundësi ta godasë sepse ishte i siguruar mirë. Ai pasi e lajmëroi Zahir Pajazitin, ai bëri gati planin dhe ushtarët e tjerë. Zahiri me shokë ishte vendosur në Merdarë në një pyll, por sipas tij Arkani ishte nisur për Mitrovicë.

Sipas shokut të tij, Zahir Pajaziti ishte i bindur që do ta vrasë Arkanin, por Arkani kishte ndryshuar rrugën.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=n85ydKkt5tI

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close