fbpx
Lajme

Çitaku: Raporti i FH pa fakte, i dëmshëm dhe qesharak – Haga i keqpërdorë kundër Thaçit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se raporti i Freedom House ku përmendet Thaçi, është i pasaktë.

Ajo thotë se dje e ka vizituar Thaçin, dhe pyet se si ish-presidenti që është në paraburgim, paska ndikuar politikisht në Kosovë.

Çitaku shkruan:

Raporti i fundit i “Freedom House”, ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë.

Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendren e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri.

Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z.Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë. Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar.

Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake. 

Janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqperdor për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim.

E kam vizituar ish Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare.

Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfardo lloj ndikimi politik.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close