fbpx
Lajme

Clark: Millosheviç më tha se në 1946 i kemi vrarë të gjithë në Drenicë, unë u shokova

Gjenerali i forcave amerikane në NATO, Wesley Clark, në dëshminë e tij dhënë në vitin 2003 në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Jugosllavi flet për një bisedë që kishte pasur me Slobodan Milloshevicin gjatë luftës në vitin 1998.

Gjenerali Clark në dëshminë e tij tregon se si kishte mbetur plotësisht i habitur me mënyrën se si Milloshevic fliste për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.

“Ne e dimë si të merremi me ata vrasës, ata dhunues, ata kriminelë. E kemi bërë edhe më herët. I kemi vrarë të gjithë”, i kishte thënë Milloshevic gjeneralit Clark.

E kur Clark e kishte pyetur se kur kishte ndodhur më herët një rast i tillë, Milloshevic i ishte referuar vrasjeve të kyera në Drenicë në vitin 1946.

“Isha i shokuar me pasionin me të cilin fliste, vetëm e shikoja”, kishte deklaruar Clark.

Kësaj deklarate të Milloshevicit i ishte referuar edhe gjenerali gjerman Naumann gjatë dëshmisë së tij.

Gjenerali Clark kishte dëshmuar edhe për takimet që kishte pasur me Milosevicin gjatë krizës humanitare në Kosovë, në tetor 1998 dhe janar 1999. Këto dëshmi u bënë prova esenciale në lidhje me gjendjen mendore të Milosevicin, si dhe mbështetën pohimin e prokurorisë se kryerja e krimeve ndaj personave jo-serbë ishte pikërisht qëllimi i Milloshevicit.

https://www.icty.org/en/sid/2196?fbclid=IwAR28azVCNM0vzomKxNNVJFzbJRcKmxERaMRS1wpfdWZveUFVbmDtc33YHmc

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close