fbpx
Lajme

Sahitaj: 11 shifrat sekrete të NATO-s dhënë Hashim Thaçit përshpejtuan çlirimin e Kosovës (Dokument nga arkiva)

Për redaksinë Epilogu,

Shkruan Reshat Sahitaj / ishte ndërmjetësues i kontakteve të para diplomatike në mes të të gjithë personaliteteve kosovare në Parlamentin Evropian, Senatin Belg dhe NATO.

Dalja në skenë e UҪK-së dukshëm ndikoi në lajmet televizive botërore dhe në institucionet e diplomacisë perëndimore. Mirëpo, mënyra e përshendetjeve të tyre më grushta, mënyra e sjelljeve të tyre në diplomacinë perëndimore lënte të dyshonin se UҪK-ëja ndoshta ishte e financuar nga Rusia, e kësaj fryme i fryente Serbia përmes kanalave të tyre diplomatike. Ishte një kohë kur UҪK-ëja nuk kishte përfaqësim politik as në Kosovë e as në shtetët perëndimore. Shefat e LPK-së nuk i besonin askujt përveç anëtarëve të familjeve të tyre dhe shokëve të celules së treshit , që besonin në njëri-tjetrin, e në anën tjetër e akuzonin Evropën dhe nuk u besonin gazetarëve evropianë e as amerikanë të cilët kërkonin informata më të hollësishme mbi situatën në Kosovë. Për të mos thënë se LPK respektivisht UҪK-ëja se ishin të izoluar totalisht, këta kishin kontakte me ndonjë deputet e eurodeputetë të së majtës e veçanërisht me partitë ekologjike e madje edhe me forcat majtiste kurdistane.

Krytari i LPK-së Falzi Veliu, më në fund për të dalur nga izolimi vetëmbyllës, kërkonte nga unë që t’u bëja takime të rëndësishme më zyrtarë të lartë evropianë Delegacioni i LPK-së i përbërë nga Fazli Veliu, Adem Grabovci, Muhamet Kelmendi dhe Ibish Neziri, ishte i papërmbajtur në biseda, e madje gjatë takimit më kryetarin e Senatit Belg Frank Swalen, iu drejtuan më fjalë të ashpra sikur Kosova të kishte armët nukleare. Për mënyrën e zhvillimit të bisedave të ashpra të shefave të LPK-së më së miri shkruan ambasadori i Konferenës së Paqjes mbi Jugosllavinë në librin e tij « Diplomacia mbi tehun e thikës ».
Me kalimin e kohës u zgjodhën ambasadorët e UҪK-së në disa vende evropiane dhe pikëpamjet e zyrtarëve të LPK-së u moderuan,

Gjatë kësaj kohe unë kisha kontakte më kryetarën e Senatit të Belgjikës zonjën Anne Marie-Lizin, e cila takohej rregullisht më Frank Wisner i cili mbante post të rëndësishëm në SHBA dhe e cila ma kishte mundësua takimin më zyrtarin amerikan dhe zyrtarë tjerë në NATO , e ministra tjerë evropianë. Senatorja Anne Marie Lizin ishte mikesha jonë ndër më të guximshet ne mesin e shumë ministrave, e eurodeputetëve më të cilët kisha kontakte të rregullta.

Me inisiativën time, e ftova Mujë Rugovën që asokohe ishte emëruar ambasador i UҪK-së për Gjermani, dhe bashkë më senatorën vendosëm që të mbanin një Konferencë për medie në lokalet e OKB-së në Gjenevë. Më 7 korrik 1998 u organizua konferenca për medie në lokalët e OKBsë , që ishte konferenca e parë e UҪK-së e për të cilën Beogradi do të reagonte duke e quajtur OKB si çerdhe e iredentizmit shqiptar. Në këtë morën pjesë : Anne Mari-Lizin , Reshat Sahitaj, Bardhyl Mahmuti i cili posa kishte zhvilluar takime me Gelbardin, dhe Agush Buja. Tani në Kosovën e lirë, disa nga LPK-ëja deklarojnë se këtë konferencë e ka organizuar « stafi diplomatik i UҪK-ë » duke dashur të injrojnë kryetarën e Senatit të Belgjikës (pas postit si senatore u bë kryetare e Senatit), dhe mua që isha inisiatori kryesor.
Kjo konferencë ndikoi që Bardhyl Mahmutin ta ftonim në Bruksel e më vonë permes tij edhe Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin Jashar Salihun e të tjerë.

Qëllimi im ishte që lufta jonë të merrte përmasa ndërkombëtare dhe ta fitonim simpatinë e diplomacisë evropiane. Në këtë kontekst e shfrytëzoja kryetarën e Senatin të Belgjikës dhe permes lidhjeve të saj u takova më Ministrin e Mbrojtjës së Francës dhe zyrtarë tjerë të kabinetit të tij. Paraprakisht kisha biseduar me Adem Demaçin i cili ishte përfaqësues politik i UҪK-së e i cila më autorizoj të flisja për UҪK-në dhe zhvillimet e saj. Më vonë më intervenimin tim me Ministrinë e Mbrojtjës së Francës do të ftohej Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi… Këto relacione ishin faza e parë kur Franca po merrte kahje në përkrahje të Kosovës.

HASHIM THAҪI NË PARIS- BRUKSEL NATO _londêr e GJERMANI / maj 1999
Në Paris Hashimin dhe delegacionin tonë do ta shoqëronte Ekrem Krasniqi.
Në Bruksel ku Hashimi dhe delegacioni ynë ishin të ftuar gjysëm zyrtarisht në NATO , e prisnim unë (Reshat Sahitaj) dhe Kryetarja e Senatit belg Anne Marie Lizin. Nga kufini Francës-Belgjikë më kerre të policisë dhe kerrin tim e sollën në Belgjikë ku kryetarja e Senatit kishte bërë akomodimoin për më shumë se një javë në një vilë shtetërore e ruajtur nga policia belge.

Në takimet zyrtare në NATO i shoqëronte Ekrem Krasniqi i cili e fliste mirë anglishtën. Në lokalët e NATO-s Hashim Thaçi e organizoi një konferencë për medie. Takimi më i rëndësishëm ka qenë me Gjeneralin Wesli Clarkun i cili ka zgjatur disa orë. Në këtë takim është biseduar për disa probleme aktuale për atë kohë si : bombardimi i caqeve serbe, pengesa që UҪK-ëja ua bënte gazetarëve perëndimorë duke i shantazhuar më pagesa astronomike për t’i përcjellur në frontin e luftës në Kosovë.
Lidhur me bombardimet mbi caqet ushtarako-policore serbe pengesa kryesore ishte levizjet e forcave serbe që i ndryshonin vendët brenda pak orëve. Pika referuese brenda në Kosovë gjersa lajmëronte NATO-n ku ndodheshin forcat serbe, ato brenda pak orëve i ndryshonin vendqendrimet. Lajmet nga pika referuese vinin Kosovë-Maqedoni-Shqipëri –NATO.

Gjatë bisedës Klarku ia jep 11 shifra sekret HASHIM Thaçit që tani e tutje lajmet mbi pozitat e caqeve serbe ishin te shpejta e nuk u jepnin kohë të iknin. Këto 11 shifra Hashimi ia jep Bilall Sherifit e me kthimin e tyre në Shqipëria apo Kosovë (nuk e di) bombardimet e NATO-s kanë qenë precize dhe efikase.
Pas Brukselit Hashimi shkon në Londër ku e shoqëron Afrim Gjonbalaj e pastaj në Gjermani ku e shoqëron Ekrem Krasniqi dhe Ibrahim Kelmendi.

NË VAZHDIM

PAS DESHTIMIT TË PARË NË RAMBUJE PSE XHAVIT HALITI U FTUA NGA SHERBIMI SEKRET AMERIKAN QË URGJENTISHT TË UDHËTOJË NË SHBA DHE MË KË SHKUAN ?

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close