fbpx
Lajme

Berisha publikon një video të Kurtit: Po çjerrën maskat e bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret Serb

Ish komandanti i Betejës së Koshares njëherësh deputet i PDK-së z. Hisen Berisha ka publikuar një video të Kryeministrit aktual duke i quajtur një pjesë të krerëve të UÇK-së me në krye Hashim Hashim Thaçin – kriminel.

Ja shkrimi i plotë:

Po çjerrën maskat, e bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret Serb dhe dosjeve kundër Çlirimtarëve në TS-Hagë!

Çdo ditë e qëndrimit në pushtet të këtij ekipi qeverisës, do të zhveshë lakuriq të vërtetën se kush janë këta në të vërtetë.Ky “veteran” mashtrues, i dorëhequri nga pozita politiko-drejtuese e UÇK sipas strategjisë së “Brezovices” atëbotë, që në kuptimin ushtarak në kohë lufte quhet “dezertor” (edhe pse duke e keqpërdorur patriotizmin dhe sakrificën e simbolit kombëtar të rezistencën Heroit të sakrificave për atdhe, Bacës Adem Demaçi), nuk është kursyer që në frustrim e sipër të thotë atë që ka menduar dhe vlerësimin që e ka pasur, ka dhe po e realizon me procesin e Hagës, se Çlirimtarët janë edhe kriminelët. Imagjinojeni kur komandantet i quan kriminel, cili është atëherë vlerësimi i tij real për Kryekomandantin e luftës sonë për liri Adem Jashari?

Mallkim për këtë kategori njerëzish mosmirënjohës ndaj sakrificës së popullit dhe gjakut të dëshmorëve!Pra tanimë e kanë nxjerrë sheshit qëndrimin e vërtetë dhe vlerësimin për luftën dhe ata që e bënë atë luftë.Tani po del sheshit, se kush janë bashkëpunëtorët e “shërbimit sekret serb” që i kanë përgatitur ato dosje për akuzimin e luftëtarëve të lirisë, për ta gjykuar qëllimin e luftës sonë, edhe pse nuk janë kursyer ta deklarojnë edhe më herët, mos vlerësimin e tyre për luftën dhe vlerat e luftës duke e votuar kundër edhe ligjin përkatës për mbrojtjen e këtyre vlerave.

Nuk denjoj, kryediplomatja kosovare as edhe në Këshillin e Sigurisë së OKB, që në deklaratën e përfaqësuesit serb, se “kriminelët më të mëdhenj janë dy, e ata sot janë në Hage, duke theksuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, as që pati kurajë t’iu dal në mbrojtje me të vërtetën se, ishte Tribunali për Krime Lufte për Jugosllavinë, që ishte i mbushur me kriminelët e vërtetë të të gjitha luftërave nga shpërbërja e ish Jugosllavisë dhe RFJ/Serbisë, që ishte i mbushur e duke u gjykuar kriminelët serb që nga kryekrimineli Millosheviç, lidershipi politik kriminal i kohës në Serbi dhe pothuaj të gjithë “Gjeneral Shtabi” i Armatës jugosllave, bashkë me shumë kriminel tashmë të ditur, të gjykuar, në vuajtje dënimi etj. Pra duhet pasur të drejtën morale për ta bërë këtë akt patriotizmi ligjor, shtetërore dhe kombëtar. E kjo kategori që bën këso deklaratash duke ju bërë thirrje edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që të burgosin çlirimtaret, nuk mund ta këtë mandat ligjor, moral e kombëtarë.

JA VIDEO: https://www.facebook.com/hisenberisha327/videos/1153854215381044

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close