fbpx
Lajme

Prokuroria serbe zi e terr për Sami Lushtakun: Ai është autor i disa sulmeve terroriste ndaj milicisë serbe

Fletarrestet serbe jo pak herë u kanë bërë probleme luftëtarëve të UÇK-së. Sami Lushtaku ishte plagosur gjatë luftës dhe konsiderohet një nga luftëtarët më të mëdhenj. Por, Në vitin 1997, Gjykatat e Serbisë dënuan në mungesë komandantin legjendar Adem Jasharin, Sami Lushtakun, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e bashkëluftëtarët e tjerë. Sami Lushtaku ishte dënuar me 20 vjet burg.

Epilogu ka siguruar fletarrestin e Serbisë dhe disa nga akuzat ndaj Komandantit të Zonës Operative të Drenicës z. Sami Lushtaku.

Ai akuzohet se “Së bashku me Adem dhe Hamza Jasarin, Fadil dhe Nuredin Lushtaku, Sylejman dhe Rexhepi Selimi, Tahir Jashari dhe Jakup Nura, ai është njëri nga themeluesit e UÇK -së në rajonin e Drenicës”.

Në fletarrest gjithashtu thuhet se; “Ai përfundoi trajnimin e tij ushtarak në gjuhën shqipe dhe, në 1997, mori pjesë në abuzimin dhe masakrën e civilëve serbë të cilët u rrëmbyen dhe u mbajtën në një kamp të vendosur në fshatin Likovc, komuna e Serbisë. Ai ishte autor i një sulmi terrorist në një stacion policie në fshatin Rudnik, komuna e Srbicës, në vitin 1998, si dhe në një autokolonë policie në fshatin Ludoviq, komuna e Srbicës”.

Fletarresti në gjuhën angleze thotë se “Familja e tij është një nga më me ndikim në rajonin e Drenicës dhe punon ngushtë me Hashim Thaçinn, Rexhep dhe Sylejman Selimin dhe Xhavit Halitin, duke luajtur një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar”.

Dokumenti i plotë:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close