fbpx
Lajme

Daçiq: Po të mos e kishim falur, Albin Kurti do të ishte ende në burg

Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiq ka vazhduar të merret me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Daçiq gjatë ditës së djeshme me Kurtin u mor edhe në seancën e Kuvendit.

Ai tha në parlament se sot Albin Kurti nuk do të kishte qenë në gjendje të ishte kryeministër nëse qeveria e atëhershme e Vojislav Koshtunicës dhe ministrat e DOS (Opozita Demokratike Serbe) nuk do të kishin miratuar ligjin mbi amnistinë për siç u shpreh ai “separatistët shqiptarë në Kosovë dhe Metohi”, përfshirë Kurtin.

Në të kundërtën, sipas Daçiqit, Kurti do të ishte ende në burg.

“Unë thjesht do të doja t’ju kujtoj se në këtë sallë, 20 vjet më parë, ne thyem heshtjen dhe u ulëm ditë e natë dhe luftuam kundër miratimit të ligjit të amnistisë për separatistët dhe terroristët shqiptarë. Kështu që Shaip Kamberi nuk e liroi Kurtin, por Koshtunica nënshkroi faljen. Ministrat e DOS dhe qeveria propozuan një ligj mbi amnistinë, dhe mijëra terroristë shqiptarë u liruan nga burgjet”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close