fbpx
Lajme

Kraja e bënë horë Buxhovin: Si u vendos që partia të quhet “LDK / Lidhja”, programi autonomist

Mehmet Kraja, ish anëtar i LDK-së dhe tani kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, në librin e tij jo pak herë e kishte përmendur Jusuf Buxhovin, në kontekstin negativ. Ai kishte treguar se përse ishte vendosur që emri i subjektit politik të niste me “Lidhja” dhe cili ishte statuti dhe programi i partisë, i cili sipas tij ishte marrë nga “autonomistët”.

Ai në libër kishte shkruar se “Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja që partia të quhej “Lidhja”, e ndonjërit prej nesh, apo atyre me të cilët Buxhovi konsultohej vazhdimisht, por e di se ansnjërit nuk na pëlqente kjo “lidhje”, për shkak të asociacionit që krijonte me Lidhjen e Komunistëve. Sido që të ishte, ashtu sikundër ishim marrë vesh, dy-tri ditë para mbajtjes së Kuvendit Themelues, Buxhovi soll programin dhe statutin. Që në fjalinë e parë e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjë “ekip” më i gjerë, por nga një person “pa emër”, që i takonte klanit të vjetër politik, autonomist, dhe i cili, nga prapaskena, edhe sot e kësaj dite tërheq hapa politikë në Kosovë. Programi ishte i mbushur me fraza politike, me periudha të gjata e konfuze, pra, një tekst i shkruar pa sintaksë shqip dhe pa mendim të qartë politik. (…) Për shkak se partia u regjistrua me këtë program, as më vonë nuk u morëm me të. Meqë ishte çfarë ishte, programi i LDK-së, më sa me kujtohet, nuk u publikua ndonjëherë në tërësi dhe më vonë sajuam një ekstrakt të tij për distribuim“.

Pjesa nga libri:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close