Daja i Florencit: U rrit me fukarallëk, i ranë për shkurt e vranë. I hoqën aparaturat se nuk kishim lek
Daja i Florenc Beqirit, Bashkim Hasani është shprehur se 23-vjeçari është rritur me fukarallëk dhe ka punuar si lavazhier para se të kërkonte azil në Francë. Ai shprehet më tej Florencit ia hoqën aparaturat pasi nuk kishte kush t’i paguante paratë në spital.
“Kam ardhur në Tiranë për të protestuar në mënyrë paqësore. Prej 2 vitesh e gjysmë ishte azilant në Francë. Ne duam të gjejmë fajtorin se nuk ishte i tillë ai djalë. Është rritur me fukarallik, u nis për një jetë të ndershme dhe po kthehet siç po kthehet.
Në katër ditët e fundit është arrestuar nga policia. Pse e bëri këtë shteti francez ai vajti për të punuar? Ai shkoi për një jetë më të mirë. I kërkoj shtetit shqiptar që të zbardhet e vërteta.
Aparaturat iu hoqën Florencit sepse shokët e tij na thanë që këtu në spital është shumë shtrenjtë. Nga ambasada atje nuk ndërhyri asnjeri. Pse e neglizhuan? Pse i ranë për
shkurt?
E vranë për fonde, për arsye pse nuk kishin të paguanim. Kur ja kanë hequr aparaturat nuk kanë qenë aty babai. Ai kurrë nuk mund të vriste veten, ishte një djalë i zgjuar, nuk kishte arsye.
Hera e fundit që na ka marrë në tel na ka thënë që do kthehen dhe më dilni para të më paguani autobusin se nuk kam para me vete. Këtu ka punuar lavazhier për të mbajtur familjen”, u shpreh daja i Florencit, Bashkim Hasanit.